Tirana
clear sky
20.5 ° C
20.5 °
20.5 °
83 %
1kmh
0 %
Enj
40 °
Pre
38 °
Sht
34 °
Die
34 °
Hën
36 °
E enjte, 24 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

Përmbytjet/Rama: Bankat do krijojnë lehtësi për kredimarrësit

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Kryeministri Edi Rama ka kërkuar sot mbështetje për zonat e përmbytura, duke biseduar me drejtuesit e shoqërive të kursim-kreditit.

Takimi u realizua në Kryeministri, ku u diskutua për krijimin e kushteve për kreditimin e banorëve të dëmtuar nga përmbytjet në jug të vendit.

“Qëllimi i takimit ishte ndihma e domosdoshme për fermerët që kanë marrë kredi nga banka. Fermerët e serave dhe jo vetëm. Ata janë vendosur në pozitë të pafavorshme ndaj bankave ku kanë marrë kredi. Kemi kërkuar që këta kredimarrës të mos trajtohen njësoj si të tjerët. Ndihma që ne do t’u japim do t’i kthejë në pozitë normale. Përgjigja e bankave na tingëlloi shumë e qartë: Po do t’u garantohen lehtësi. Po sot guvernatori Sejko do diskutojë për detaje teknike me marrëveshje të shkruar dhe të qartë e të favorshme për fermerët e prekur nga fatkeqësia natyrore”, bëri me dije sot kryeministri Edi Rama në konferencën për shtyp për përmbytjet.

I pranishëm në takim ishte edhe guvernatori i sapozgjedhur I Bankës së Shqipërisë, Genti Sejko. Deri më tani nuk dihet dëmi në total i shkaktuar nga përmbytjet, por Komisionet e Vlerësimit, ngritur nga Shtabi i Emergjencave kanë nisur punën për të bërë vlerësimin e tyre. Po kështu nuk dihet ende nevoja do të kenë banorët për të vazhduar punët në blegtori dhe bujqësi.

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img