Hapësire reklamuese

Politikë

Përmbytjet në veri të vendit, Rama publikon video nga VLORA: Koha për të freskuar pak kujtesën, më e keqja ka ikur

Shkruar nga Newsbomb
[caption id="attachment_392588" align="alignnone" width=""]Pamje te shperndara nga Rama[/caption]

Kryeministri Rama e nis ditën me pamjet e rehabilitimit të zonës historike të Vlorës, dhe bën krahasim me kohën kur ajo zonë përmbytej sapo binin shirat e para.

Rama thotë se ata që “përqeshnin” përmbytjen e Vlorës këto ditë, duhet të freskojnë kujtesën sepse më e keqja ka ikur. Në fakt, në javën që lamë pas por dhe aktualisht, situata me përmbytjet paraqitet problematike në veri të vendit, në Shkodër e Lezhë.

“... dhe me këto pamje nga e njëjta rrugë në zonën historike të Vlorës, marrë nga i njëjti kënd pas të njëjtave rreshje shiu, duke u thënë të gjithë atyre që përqeshnin këto ditë "përmbytjen" e Vlorës (apo në përgjithësi atyre që s'e bëjnë dot dallimin mes të sotmes e të djeshmes kur bie shi), se është koha për ta freskuar pak kujtesën, si edhe duke i garantuar të gjithë se edhe në këtë drejtim, më e keqja ka ikur ka kohë pas krahëve tona dhe më të mirën e kemi të gjithën përpara (e do ta arrimë me edhe më shumë punë akoma), ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama dhe ndan videon e mëposhtme.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.