Hapësire reklamuese

Bota

Përmbytjet në Venecia, mbyllet sheshi i famshëm i Shën Markut

Shkruar nga Newsbomb

Përmbytjet e mëdha në Venecia kanë bërë që të mbyllet sheshi i famshëm i Shën Markut.

Ditën e sotme u bë me dije se niveli i ujit në Venecia arriti në 1.5 metra, pak më i ulët se niveli i regjistruar të martën prej 1.87 metrash që u bë shkak për përmbytjet më të rënda që ka përjetuar qyteti në pesëdhjetë vitet e fundit.

Venecia i famshëm për labirintet e kanaleve ujore përjeton shpesh përmbytje të mëdha nga baticat kryesisht gjatë sezonit të dimrit kur erërat e forta nxisin prurjet e ujit nga veriu i detit Adriatik.

Kryebashkiaku i Venecias Luigi Brugnaro, ka fajësuar lidhur me situatën gjithnjë e më të rëndë, ndryshimet klimatike. Ai dhe zyrtarë të tjerë kanë bërë thirrje për përfundimin sa më parë të një projekti të shtyrë prej kohësh, që lidhet me ndërtimin e pengesave në det të hapur.

Sistemi i mbrojtjes nga përmbytjet (MOSE), është vonuar edhe për shkak të tejkalimit të kostove të ndërtimit si dhe skandaleve të korrupsionit.

Përveç Venecias edhe qytete të tjera si Firence dhe Piza kanë pësuar përmbytje gjatë këtyre ditëve.

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.