Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Përmbytjet në vendin tonë, ndërprerja e reshjeve përmirëson situatën, por ende mijëra hektarë tokë nën ujë

Shkruar nga Newsbomb
Përmbytjet në vendin tonë, ndërprerja e reshjeve

Situata në vendet e prekura nga përmbytjet, si pasojë e reshjeve intensive në Shqipëri, ka një përmirësim.

Sipas të dhënave të fundit nga Qendra Kombëtare Operacionale e Emergjencave Civile në AKMC situata në qarqet më të prekura nga reshjet intensive të ditëve të fundit, ka një përmirësim të dukshëm.

Ndërprerja e reshjeve në orët e fundit ka sjellë tërheqje të ujit në sipërfaqet e përmbytura duke reduktuar ndjeshëm edhe sipërfaqen e tokës nën ujë.

Në Bashkinë Shkodër

Sipërfaqe toke me prezencë uji ka mbetur 1130 ha tokë, ndërsa vijon tërheqja.

Nuk ka banesa me prani uji. Mbeten ende edhe 7 familje të evakuuara nga 52 që ishin ditën e parë. 24 anëtarët e këtyre familjeve janë strehuar në konvikt.

Lumenjtë Drin dhe Buna janë brenda nivelit kritik dhe nuk paraqesin asnjë rrezik.

Në Bashkinë Lezhë

Mbeten 4 banesa me prezencë uji, ndërsa sipërfaqja e përmbytur është 2350 ha

Hidrovoret po punojnë me kapacitet të plotë dhe pandërprerje. Konkretisht  Droje, Shllinza, Tale, Ishull Shëngjin, Grykë Zezë, Gocaj nivelet e ujit janë nën kuotën kritike dhe hidrovori Balldre brenda normave.

Punonjësit e OSHEE po punojnë për të rikthyer energjinë, pas shkëputjes si pasojë emotit të keq në disa zona të Gjirokastrës, Shkodrës dhe Kukësit.

Në qarqet e tjera nuk ka probleme.

Mbështetja humanitare në zonat e prekura nga përmbytjet ka vijuar në bashkitë: Pukë, Vau i Dejës, Lezhë, Shkodër, Malësi e Madhe.

Konkretisht:

Janë shpërndarë :

150 pako ushqimore në Pukë

100 pako në Vaun e Dejës

200 pako në Lezhë

Shkodër

580 pako me detergjentë, 580 pako ushqimore, 15 ton bazë ushqimore

Malësi e Madhe

362 pako ushqimore

Prej datës 20 nëntor, kur nisën reshjet intensive janë akativizuar në terren:

  1. 710 Forca të Armatosura
  2. 605 Forca Zjarrfikëse
  3. 454 Forca nga Policia Shtetit
  4. 345 Forca Vullnetare
  5. 146 Forca të FNSH
  6. Ekipet e Shërbimit Mjekësor
  7. 165 mjete të kalueshmërisë së lartë dhe zjarrfikëse
  8. Varka dhe motorbarka

Forcat e Armatosura, nën kooordinimin e Agjencisë së Mbrojtjes Civile mbeten të gatshme të bashkëpunojnë me pushtetin vendor në çdo rast nevoje.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll