Hapësire reklamuese

Aktualitet

Përmbytjet në vend, Peleshi: Niveli i ujit është ulur, do kemi reshje të shumta, jemi në gatishmëri

Shkruar nga Newsbomb

Ministri i ri i Mbrojtjes Niko Peleshi ka folur rreth situatës së krijuar nga reshjet e dendura të shiut ditët e fundit.

Në një intervistë për ‘news24’ tha se është pozitive ulja me disa cm e nivelit të ujit dhe se po menaxhohet mirë Kaskada.

Peleshi u shpreh se sot reshjet e shiut janë ulur, por që më 11 janar do të ketë intensitet të lartë të reshjeve, më së shumti në zonën e Kukës dhe Dibër.

Ai tha se situata momentalisht në zonat më problematike Shklodër dhe Lezhë është në kontroll. Për rrugën e prishur që lidh fshatin Kashnjet me Lezhën tha se do të reabilitohet shumë shpejtë.

“Nuk ka asnjë familje të kërcënuar apo të izoluar. Nëse do të ketë nevojë për evakuime do të ketë. Lezha sot ka lajme të mira reshjet kanë pushuar dhe kanalet kulluese kanë funksionuar. Është e vërtetë shembja e rrugës që lidh fshatin Kashnjet me Lezhën,  aty jetojnë pak famile shumë shpejt do te reabilitohet kjo rrugë. Nëse flasimim për Obotin, është një zonë që është përmbytur dhe përmbytet sitematikssht. Jemi në skenarin më minimal të mundshëm të përmbytjes. Në ditën në vijim do të kemi rritje të reshjeve në Kukës dhe Dibër më 11 janar,” tha Peleshi.

Ndër të tjera ministri tha se shumë forca janë në terren që tju vinë në ndihmë qytetarëve në rastë nevojë.

“1550 forca të angazhuara jemi në gadishmëri 2600 forca special për çdo skenar. 1200 janë në të gjitha qarqet. Forca jonë është e gatshme shpresoj se nuk do të kemi emergjenca apo rrezikime te jetës së njerëzve, temperaturat janë të larta sa i përket dëborës, por në ditët në vijim do të ulet edhe temperaturat. Me emergjencan nuk bëhet politkë,” tha ai ndër të tjera.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.