Tirana
clear sky
30.5 ° C
30.5 °
30.5 °
45 %
2.1kmh
0 %
Die
30 °
Hën
37 °
Mar
37 °
Mër
39 °
Enj
38 °
E diel, 1 Gusht, 2021

Përmbytjet në vend, kreu i Emergjencave: Do ofrojmë ushqime për ata që janë bllokuar dhe për bagëtitë, – Ademi: Na kanë premtuar 300 pako, por situata është e vështirë

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

4079dc270e3ff6bd1763dd4a6984ed8b

Kreu i Emergjencave Civile, Haki Çako, ka thënë se situata e vështirë është duke u përmirësuar, megjithatë në Shkodër ka zona problematike nën prezencë uji.

Ai u zotua sot në “Open” se do t’i ofrojnë familjeve të bllokuara çfarë u nevojitet, duke shtuar se në Shkodër nesër do të dërgohen ndihma.

Haki Çako: Nëse do të kontaktojmë fermerët do gjejmë në çdo qytet që është përmbytur. Nuk e kemi mohuar, por problemet më të mëdha janë në Shkodër, ku uji është ende prezent. Edhe në Sukth strukturat e mbrojtjes civile kanë qenë prezent aty. Ne ofrojmë gjithë mundësitë dhe i themi që mund t’i ofrojmë çfarë ai kërkon, mund të ja plotësojmë kushtet.

Eni Vasili: A ka persona të tjerë që duhet të evakuohen?

Haki Çako: Jo nuk kemi hasur rezistencë, kemi mirëkuptimin e plotë të tyre dhe bashkëpunimin e institucioneve përgjegjëse. Janë mbi 8 mijë hektarë nën ujë. Ka banesa me prezencë të lartë uji. Jemi në gatishmëri të plotë 100% për t’i ardhur në ndihmë çdo qytetari. Në Shkodër janë ofruar ndihma dhe nesër në mëngjes do jepen dhe ushqime për bagëtinë.

Nga ana tjetër kryetarja e Bashkisë së Shkodrës, Voltana Ademi, tha se u janë premtuar 300 pako me ushqime dhe se ka komunikuar me instancat përgjegjëse, por ende situata mbetet e vështirë.   

Voltana Ademi: Sot situata më e rënduar. Është 1 metër e 10 cm. Uji është në pragun e dyerve të banesave. Në Dajç ka shtrirje të zonës së përmbytjes, në Velipojë. Ajo që dua të them është se situata është e vështirë. Sot kam pasur një komunikim me zv.ministren e bujqësisë do jepet ushqim dhe bagëtinë dhe gjënë e gjallë. Kam pasur komunikim dhe me prefekturën. Nesër në Shkodër pritet të vijnë 300 pako ushqimore. Situata do duhet të menaxhohet për të gjithë kohën e saj. Duhet angazhim më i madh sepse deri tani në nivel vendor është menaxhuar, nuk është bërë ndonjë gjë e madhe. Kemi tokë të mbjellë të shkatërruar. Kemi përcaktuar zonat e evakuimit për gjënë e gjallë. Çdo 1 orë raportojmë dhe komunikojmë me instencat përkatëse.

Pjerin Ndreu: Lezha ka pasur problematikë të rëndë. Gjendja është përmirësuar dhe uji është tërhequr në disa zona. Kemi evakuuar disa familja që kanë pasur dhe shtëpi të vjetra. Rreth 27 familje. Kemi ndërhyrë në lagjen Varosh për ta bërë zonën e sigurtë sepse pati shembje dhue. Në Zojs dhe në Grash, dhe në Torovicë situata është e rënduar. Ne shpresojmë që të mos ketë më reshje të vazhdueshme.  

Më shumë

spot_img
spot_img