Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

Përmbytjet në Tropojë, Rudina Hajdari thirrje autoriteteve: Siguroni rezervuarët për të parandaluar ndonjë tragjedi

Shkruar nga Newsbomb
Përmbytjet në Tropojë, Rudina Hajdari thirrje autoriteteve:

Ish-deputetja Rudina Hajdari ka reaguar për situatën e përmbytjeve në Tropojë, duke iu bërë thirrje instutucioneve dhe strukturave përkatëse që të zbresin në terren për të siguruar jetën e qytetarëve.

Përmes një postimi në Facebook, ajo thotë se duhen siguruar rezervuarët, për të parandaluar ndonjë tragjedi apo edhe dëme të mëtejshme.

“Situata me përmbytjet në Tropojë ka nevojë për reagim të shpejtë nga të gjitha strukturat shtetërore.

Emergjencat civile, ushtria dhe çdo segment shtetëror duhet të jetë në terren dhe të sigurojë jetën e çdo banori.

Duhen siguruar rezervuarët për të parandaluar tragjedi e dëme të mëtejshme.

Është e pafalshme që sa herë vjen dimri këto zona ndodhen nën mëshirën e fatit sepse kanë munguar investimet serioze dhe vëmendja për të parandaluar katastrofat dhe kapriçot e motit.Uroj që të mos ketë dëme të mëtejshme dhe çdo banor i zonës të gëzojë shëndet!”, shkruan Rudina Hajdari.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll