Tirana
clear sky
31.5 ° C
31.5 °
31.5 °
31 %
1.5kmh
0 %
Die
36 °
Hën
38 °
Mar
40 °
Mër
42 °
Enj
42 °
E diel, 25 Korrik, 2021

Përmbytjet në Shkodër, Monika Kryemadhi “kafe” me Voltana Ademin

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

bffa79d7788a92010dc25e4fe63b5aa8

Kryetarja e LSI Monika Kryemadhi, ndodhet në këto momente në Muriqan ku po zhvillon një takim me kryebashkiaken e Shkodrës Voltana Ademi.

Pas përmbytjeve në qarkun verior, kryetarja e LSI dhe kryebashkiakja e Shkodrës janë duke diskutuar për problematikat e bashkisë dhe shkaqet që çuan në përmbytjen e tokave bujqësore.

Pjesë nga diskutimi.

Kryemadhi: Si mund t’i ndihmojmë banorët Voltanë?

Ademi: Është shumë e rëndësishme që ta menaxhojmë, sepse liqeni i Shkodrës sot është 7 cm më shumë se sa ishte dje. Duhet ta kontrollojmë në njëfarë mënyrë, sepse liqenin nuk mund ta shkarkojmë në rast se prurja e Drinit është shumë e madhe. Nga ana tjetër dëmet janë të konsiderueshme. Sot kemi rreth 1900 hektarë tokë bujqësore të kultivuar të dëmtuar. Kemi bimë që janë dëmtuar që nëse do të zgjaste 3-4 ditë mund të rikuperohen, por mesa vëmë re ne territor, edhe po të ndalojmë shkarkimet sot mund të zgjasë 1 muaj për tu tharë territori. E ka bërë dëmin dhe është shkatërruar.

Nëse shteti prodhon energji nga ky lum, duhet të bëhet e mundur që në rastet kur ka shkarkime të sigurohen produktet bujqësore të territorit.

Kryemadhi: Ndonjëherë futemi në logjikën se kush është i formalizuar. Ishim te shtëpia e zonjës. Asaj kavaleta e barit i kishte hyrë uji komplet, me çfarë do ta ushqejë lopë? Sipas teorisë së Ramës i bie që ne do të formalizojmë lopën. Duhet t’i dalim zot. Gjithë ky hidrocentral që sjell të ardhura, se ne nuk i lëmë njerëzit të dalin nga dera e shtëpisë po nuk paguan energjinë elektrike, por kjo që thua ti mund të realizohet.

Ademi: Duhet sigurim i produkteve të fermerëve dhe blegtorëve në sektorët e veta.

Kryemadhi: Ndoshta Voltanë duhet të organizohemi të gjithë për këtë gjë. Sepse kostoja është zero, me aq fitim sa ke nga kjo kaskadë. Krahasuar me aq sa ke për detyrë për t’i dalë për zot banorëve.

Më shumë

spot_img
spot_img