Italia po përjeton kohë dramatike pas përmbytjeve vdekjeprurëse dhe rrëshqitjeve të dheut që zhytën në kaos ishullin Ischia.
Qeveria italiane ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme, ndërsa me kalimin e kohës numri i të vdekurve rritet dhe shpresat për gjetjen e të zhdukurve zhduken.
Ekipet e shpëtimit deri më tani kanë nxjerrë shtatë të vdekur, ku tragjedia e rastit është se mes tyre është një fëmijë tre vjeçar dhe dy vëllezër e motra të cilët u gjetën pa ndjenja nën tonelata balte.
Numri i të zhdukurve ka shkuar në pesë. Edhe dëmet material kanë qenë të shumta, pasi shtëpitë u shkatërruan dhe rrugët u fshinë papritur nga harta.