Tirana
clear sky
18.5 ° C
18.5 °
18.5 °
82 %
1kmh
0 %
Sht
33 °
Die
36 °
Hën
37 °
Mar
39 °
Mër
40 °
E shtunë, 24 Korrik, 2021

Përmbytjet në Hollandë, kryeministri Rutte thirrje banorëve: Lini shtëpitë tuaja dhe kërkoni një vend të sigurtë!

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Ashtu si edhe Gjermania, Hollanda është duke përjertuar katastrofën natyrore të përmbytjeve.

Mijëra njerëz u larguan nga shtëpitë e tyre në Holandën e jugut këtë të premte, ndërsa uji vërshonte në rrugë, duke shkaktuar panik tek banorët.

Kryeministri Mark Rutte ka shpallur gjendjen e katastrofës kombëtare në provincën jugore të Limburg, në kufi me Gjermaninë dhe Belgjikën.

Autoritetet filluan të evakuonin pjesë të mëdha të qytetit Venlo pasditen e sotme dhe në Meerssen, duke iu bërë thirrje që të linin shtëpitë e tyre. 

“Menjëherë largohuni nga shtëpia juaj dhe shkoni në një vend të sigurtë”, thanë shërbimet e urgjencës në Meerssen përmes një njoftimi në internet.

Pjesa më e madhe e Hollandës është nën nivelin e detit, e mbrojtur nga një sistem kompleks i digave antike dhe barrierave moderne të çimentos që mbajnë ujin nga deti dhe lumenjtë.

Qindra zjarrfikës dhe ushtarë u mobilizuan për të forcuar argjinaturat e tjera dhe për të ndihmuar në evakuimin e banorëve nga shtëpitë e tyre.

Më shumë

spot_img
spot_img