Hapësire reklamuese

Politikë

Përmbytjet në Gjermani dhe vendet e Beneluksit, Basha mesazh: Lutjet tona janë me familjet e prekura nga kjo katastrofë

Shkruar nga Newsbomb
Përmbytjet në Gjermani dhe vendet e Beneluksit, Basha mesazh: Lutjet

Kreu i PD Lulzim Basha reagon për përmbytjet në Gjermani dhe në vendet e Beneluksit, Belgjikë, Holandë dhe Luksenburg. Mendimet dhe lutjet tona, thotë Basha, janë me familjet e prekura nga katastrofa natyrore që ka goditur këto vedne.

“Zemra ime shkon për viktimat dhe të dashurit e tyre të goditur nga përmbytjet dramatike në Gjermani, Hollandë, Belgjikë dhe Luksemburg. Mendimet dhe lutjet tona janë me familjet dhe të gjithë komunitetet e prekura nga kjo katastrofë natyrore.

PD dhe populli i Shqipërisë qëndron në solidaritet të plotë me dhe mbështetjen për njerëzit dhe autoritetet ndërsa ata punojnë për të shpëtuar jetërat dhe për tu rikuperuar nga këto ngjarje tragjike”, shkruan Basha.

Më shumë se 60 persona kanë vdekur dhe dhjetëra të tjerë rezultojnë të zhdukur në Gjermani e Belgjikë. Autoritetet kanë evakuuar me qindra banorë të tjerë, ndërsa nuk kanë munguar dhe ndërhyrjet nga ajri me helikopter.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu