
Kryeministri Edi Rama apelon qytetarët që të qëndrojnë në shtëpi dhe ambiente të tjera të sigurta, në këto orë kur vendi ynë është përfshirë nga një situatë e keqe, si pasojë e stuhisë me reshje që ka nisur prej ditës së djeshme.
"Një apel edhe ndaj qytetarëve që të shmangin lëvizjet e panevojshme deri në normalizimin e situatës duke shtuar kujdesin", shkruan Rama.
Më tej, kryeministri u shpreh mirënjohjen të gjithë ekipeve në terren që kanë punuar gjatë natës dhe po punojnë dhe aktualisht për menaxhimin e situatës.
"Mirënjohje të gjithë ekipeve që kanë punuar pa reshtur gjatë natës për menaxhimin e situatës së krijuar nga moti i rënduar, ndërsa vazhdojnë të jenë në terren në gjithë vendin për parandalimin e pasojave", vijon Edi Rama, teksa ndan pamjet e mëposhtme.
Lexo edhe: Përmbytje, bllokime rrugësh dhe mungesë energjie nga Lezha, në Tiranë e Korçë!
Ekipet e emergjencave, koordinuar nga Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile, punonjës të drejtorive vendore të rrugëve, zjarrfikëses dhe policisë kanë punuar në terren për të garantuar qarkullimin pa vështirësi të qytetarëve dhe automjeteve.
Në disa akse rrugore në Shkodër, Dibër, Elbasan, Berat e Korçë po punohet për pastrimin e rrugëve. Ndërsa ekipet e OSHEEE po mundësojnë rilidhjen e energjisë në disa zona të thella të Gjirokastrës, Vlorës, Beratit, Fierit, Korçës, Dibrës e Elbasanit.
Lexo edhe: Moti i keq nuk ka ikur, sot stuhi me shtrëngata dhe erë e fortë nesër