Tirana
clear sky
34.5 ° C
34.5 °
34.5 °
36 %
2.6kmh
0 %
Hën
34 °
Mar
39 °
Mër
42 °
Enj
41 °
Pre
41 °
E hënë, 26 Korrik, 2021

Përmbytjet, Bashkia e Shkodrës del në njoftim zyrtar: Lumenjtë Drin dhe Kir vijojnë gërryerjen e tokës bujqësore, kemi gati 300 pako me ushqime

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

73cf0932657bb962b66f60daf92070a3

Bashkia e Shkodrës ka dalë në një deklaratë zyrtare sa i përket situatës së përmbytjes në zonë.  

Përmes një raporti të orës 17:30, Bashkia thekson se situata vijon që të jetë kritike, pasi shumë hektarë tokë janë nën ujë.

Lumenjtë Drin dhe Kir vijojnë gërryerjen e tokës bujqësore.

Raporti mbyllet me premtimin se janë magazinuar dhe janë gati për shpërndarje tek ndërtesa e konviktit Shkolla Industriale “Arben Broci” 300 pako me ushqime.

Raporti i plotë

Nga monitorimi periodik në terren ditën e sotme datë 12.01.2021,ora 17.30, situata e përmbytjeve në terren vazhdon të jetë si më poshtë:

  • Hidrometri në Dajç në orën 17.30, shënon kuotën 6.44m.(Kuota max 6.30 m)
  • Hidrometri i Liqenit të Shkodrës në orën 17.30,shënon kuotën 8.67 m.(Kuota max 8.70 m)
  • Hidrometri i lumit Drin në orën 17.30,shënon kuotën 7.07m. (Kuota max 7.50 m)

Bashkia Shkodër

Siperfaqe totale e përmbytur     1910 Ha

  • Tokë e pakultivuar 528 Ha
  • Foragjere të dyta, jonxhe 1200 Ha
  • Grurë 95 Ha
  • Bimë dekorative 80 Ha
  • Pemtore 7 Ha

Nj.A. Ana Malit

  • Vazhdon të jetë e bllokuar rruga për në Obot për mjetet e ulëta. Rruga e Obotit është e kalushme vetëm me mjete të larta. Niveli i ujit mbi rrugë arrin mbi 80cm.
  • Ujesjellesi Oblika 1 si pasojë e përmbytjeve është jashtë funksionit.
  • UKSH ka furnizuar me uje te pijshëm banore të fshatit Oblikë.
  • Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 960 Ha, kryesisht në fshatrat Obot, Muriqan,Oblikë
  • Tokë e pakultivuar 210 Ha
  • Foragjere të dyta, jonxhe 705 Ha
  • Grurë 40 Ha
  • Pemtore 5 Ha
  • Janë shpërndarë në Obot 140 koli ujë, nga 9 litra kolia, për 70 familje.
  • Në fshatin Obot, Muriqan (lagjia Goricë) janë magazinuar dhe nesër në mëngjes fillon shpërndarja sipas listës përfituese të hartuar nga Administratori i Nj.Adminstrative Ana e Malit 8 ton misër donacion.

Nj.A Dajç

  • Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 820 Ha, kryesisht në zonën e quajtur “Këneta e Dajçit” (fshatrat Dajç,Mushan,Shirq,Suka-Dajç,Pentar,Darragjat), nga të cilat :
  • Tokë e pakultivuar 275 Ha
  • Foragjere të dyta, jonxhe 410Ha
  • Bimë dekorative 80 Ha
  • Grurë 55 Ha
  • UKSH ka furnizuar me uje të pijshëm banore të fshatit Oblikë.
  • Për shkak të rritjes së nivelit të ujit është bllokuar segmenti në vendin e quajtur Urrelat që lidh fshatërat Shirq me Darragjat.
  • Në fshatin Shirq jënë magazinuar dhe neser ne mëngjes fillon shpërndarja sipas listës përfituese të hartuar nga Administratori i Nj.Adminstrative Dajç rreth 28 ton misër donacion.

Nj. A. Guri Zi

  • Vazhdon gerryerja e tokës bujqësore nga lumi Drin në vendin e quajtur Mali i Vukatanit, fshati Ganjollë.

Nj.A. Velipojë

  • Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 50 Ha, kryesisht në fshatrat Ças,Reç (këneta Reçit),Baks i Ri,Luarz.
  • Tokë e pakultivuar 10 Ha
  • Foragjere të dyta, jonxhë 40 Ha
  • Ka shkarje dherash në rrugën Baks –Rrjoll. Bashkia Shkodër po punon një fadromë për pastrimin.

Nj.A.Bërdicë

  • Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 70 Ha, kryesisht në fshatin Trush (fusha e Stomes), e Bërdicë e Madhe
  • Tokë e pakultivuar 30 Ha
  • Foragjere të dyta, jonxhe 40 Ha
  • Vazhdon gërryerja e tokës bujqësore nga lumi Drin në vendin e quajtur Harku i Bërdicës, fshati Bërdicë e Sipërme.

Nj.A.Rrethinat

1.Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 10 Ha, në fshati Zyes

  • Tokë e pakultivuar 3 Ha
  • Foragjere të dyta, jonxhe 5 Ha
  • Pemtore 2 Ha

2.Vazhdon gërryerja e tokës bujqësore nga lumi Kir në vendin e quajtur Bardhaj, fshati Bardhaj.

Gjithashtu ka rritje të nivelit të ujit nga Liqeni i Shkodrës, në zonën e Livadeve dhe Dobraç.

Janë magazinuar dhe janë gati për shpërndarje tek ndërtesa e konviktit Shkolla Industriale “Arben Broci” 300 pako me ushqime, mbështetje për të siguruar ushqimin për familjet në zonat e përmbytura.

Dita e dytë për numrin më të lartë të vdekjeve në vend, Anglia drejt shtrëngimit të masave anti-Covid

Anglia ka konfirmuar një numër të lartë vdekjesh nga Covid-19 në 24 orët e fundit.

Sipas autoritetit shëndetësor në vend, 1.243 persona humbën jetën pas komplikacioneve që i shkaktoi virusi. Ndërkohë, mbyllja duket se ka dhënë efektin e duhur në popullatë, pavarësisht se numri mbetet tepër i lartë.

45.533 raste të reja janë shënuar në 24 orët e fundit, gjithsesi trendi i tyre është në ulje prej 3 ditësh. Kjo situata ka rritur frikën në vend që kryeministri Boris Johnson mund të forcojë edhe më tej kufizimet e bllokimit.

Qeveria tani po përballet me mundësinë që të duhet të shtrëngojë akoma më tej bllokimin e Anglisë për të ndaluar përhapjen e variantit të ri super-infektiv. 

Qeveria ka kërkuar shumë që njerëzit të kufizojnë kontaktet e tyre dhe të qëndrojnë në shtëpi ndërsa shërbimi shëndetësor lufton për të përballuar fluksin e pacientëve me Covid dhe policia rrit zbatimin e kufizimeve brutale.

Më shumë

spot_img
spot_img