Hapësire reklamuese

Politikë

Përmbytjet, Basha: U paralajmërua por nuk u morën masa, Edi Rama të lerë shfaqjet dhe të zbresë në terren

Shkruar nga Newsbomb

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha shprehu shqetësimin e tij për situatën e rënduar nga përmbytjet në të gjithë vendin. Basha tha se Partia Demokratike po monitoron stuatën dhe i bëri thirrje qytetarëve të mbrojnë jetët e fëmijëve të tyre.

Sipas Bashës, moti i keq dhe përmbytjet ishin paralajëmruar por qeveria num mori asnjë masë. Basha tha se kryeministri Edi Rama duhet të lë shfaqjet para kamerave dhe të zbresë në terren.

“Po ndjekim me vëmendje dhe shqetësim të madh situatën e krijuar në vend si rezultat i përmbytjeve masive në vend. Kam kontaktuar me të zgjedhurit tanë si dhe deputet të PD-së, për fat të keq është shënuar viktima e parë në Klos.

I bëj thirrje kryeministrit të ndërpresë shfaqejen para kamerave me Shtabin e Emergjencave, dhe të nistem nejtjëhetë aty ku qytetarët përballen me përmbytjet.

Është paralajmëruar por për fat të keq nuk është marrë asnjë masë. Kërkojmë që qerveria dhe Edi Rama të lënë shfaqjet dhe të zbresin në terren”, tha Basha.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.