Tirana
broken clouds
12.5 ° C
12.5 °
12.5 °
67 %
1.5kmh
75 %
Enj
12 °
Pre
14 °
Sht
15 °
Die
12 °
Hën
15 °
E enjte, 1 Dhjetor, 2022

Përmbytje shkatërruese nga uragani “Ian”, 9 të vdekur në Florida

spot_img

Lajme të ngjashëm

Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën, si pasojë e uraganit Ian, i cili goditi Florida-n pak ditë më parë.

Komisioneri i qarkut Charlotte, Chris Constance,  dekalroi se kjo është fatkeqësia më rëndë natyrore që ka prekur ndonjëherë vendin.

Ndërsa përmasat e katastrofës karakterizohen si me  “përmasa historike” nga ekspertët.

Në vend janë angazhuar operacionet e kërkim-shpëtimit, duke u dhënë ndihmën e parë njerëzve në vështirësi dhe të bllokuar nga uji.

Gjithashtu vijojnë kërkimet për të gjetur 20 emigrantë që ndodheshin në bordin e një varke që u mbyt të mërkurën në brigjet e arkipelagut Keys.

Uragani “Ian” u zvogëlua në një stuhi tropikale pasi goditi Florida-n, por pritet të forcohet sërish më vonë, teksa po përparon drejt Karolinës së Jugut.

Më shumë




spot_img








spot_img