Hapësire reklamuese

Bota

Përmbytje në Francë, treni del nga shinat, plagosen 7 persona

Shkruar nga Newsbomb

Shtatë persona u plagosën pasi një tren periferik i Parisit u përmbys si rezultat i një rrëshqitjeje të thellë të shkaktuar nga reshjet e shumta të shiut të rëna gjarë orëve të fundit.

Për fat të mirë, janë vetëm shtatë të plagosur të cilët po trajtohen në spital “, tha ministri francez i transportit Elisabeth Borne për radio Franceinfo.

Incidenti ndodhi të martën në mes të rrethinave jugperëndimore të Parisit, St-Remy-les-Chevreuse dhe Orsay. Sipas një zëdhënësi të operatorit të transportit të Parisit, treni u përmbys pas reshjeve intensive që dobësuan argjinaturën pak pas orës 05:00 me orën lokale.

 

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.