Tirana
scattered clouds
14.5 ° C
14.5 °
14.5 °
94 %
2.1kmh
40 %
Die
22 °
Hën
20 °
Mar
18 °
Mër
19 °
Enj
21 °
E diel, 24 Tetor, 2021
spot_img

Përmbytje dhe trafik i rënduar në 24 orët e fundit, Ministria e Infrastrukturës dhe Energjitikës: Në gatishmëri për 3 ditë (NJOFTIMI)

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Sipas parashikimeve priten reshje shumë intensive (më shumë se 90 mm/24 orë) në pothuajse të gjithë territorin, gjatë natës së të mërkurës dhe gjithë ditën e enjte. Reshjet do të shoqërohen me shtrëngata në të gjithë vendin.

Ditën e premte, datë 8 nëntor, pritet një rënie e intensitetit të reshjeve në të gjithë vendin, të cilat do të  arrijnë nivelin 45-90 mm/24 orë, ndërsa ditën e shtunë datë 9 nëntor priten reshje të dobëta në të gjithë vendin 15mm/24 orë.

Nga llogaritjet hidrologjike të IGJEUM-it, rezulton se përgjatë fundit të ditës së mërkurë për shkak të intensitetit të lartë të reshjeve do të rritet rreziku për përmbytje vërshuese në të gjithë vendin.

Në këto kushte të gjitha institucionet e varësisë së MIE janë duke marrë masat e duhura për të siguruar shërbimet bazë ndaj qytetarëve si dhe për t’u ardhur atyre në ndihmë në çdo rast që do të kenë nevojë.

Autoriteti Rrugor Shqiptar, së bashku me kompanitë kontraktore të mirëmbatjtes së rrugëve po monitoron pa ndërprerje situatën, për të ndërhyrë në çdo rast të bllokimit të mundshëm të rrugëve, si nga vërshimi i ujit, ashtu edhe nga rënia e inerteve në rrugë.

Ndërkohë që institucionet e sistemit energjetik, OST, OSHEE dhe KESH janë vënë në gadishmëri për të ndërhyrë në çdo rast që do të ketë stakime apo dëmtime të linjave të furnizimit me energji elektrike.

Nëgadishmëri janë edhe Aviacioni Civil si dhe Portet detare të vendit, të cilat që gjatë ditës së sotme janë përballur me situata të vështira, për shkak të detit të trazuar dhe me shumë ballë.

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë fton qytetarët që për çdo rast rreziku apo vështirësie të njoftojnë përmes numrit unik të emergjencave 112, si dhe numrave përkatës të strukturave tona:

OSHEE   04 227 41 41

ARRSH   067 39 82 866

DPSHTRR 0688015833

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img