Hapësire reklamuese

Aktualitet

Përmbyten 50 banesa, evakuohen 6 familje në Laç dhe Milot, kërkohet ndihma e ushtrisë

Shkruar nga Newsbomb

Gjashtë familje janë evakuuar në Milot si pasojë e reshjeve të dendura të shiut, pasi banesat e tyre rrezikohen nga përmbytjet, ndërsa nga uji rrezikohet të përmbytet edhe nënstacioni elektrik.

Shtabi i emergjencave ka bërë me dije se shirat e orëve të fundit në Laç sollën përmbytjen e 50 banesave dhe bizneseve pasi përroi që përshkon mes për mes qytetin ka dalë nga shtrati si pasojë e shirave të shumtë.

Duke vlerësuar situatën emergjente në Laç, ministri Panariti është nisur drejt zonës përmbytur. Prezent në zonë janë specialiste të bordit të kullimit Lezhë, prefekti i qarkut dhe kreu i Bashkisë Laç. Emergjencat kanë kërkuar ndihmën e ushtrisë ku në terren pritet që të mbërrijnë 60 forca.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese