Hapësire reklamuese

Rajoni

E rëndë/ Përmbyset varka me emigrantë, 4 të mbytur në ujërat greke, 90 të tjerë arrijnë të dalin në breg

Shkruar nga Newsbomb
E rëndë/ Përmbyset varka me emigrantë, 4 të mbytur

Të paktën 4 persona kanë humbur jetën, pasi një varkë me dhjetëra migrantë u fundos në veri-perëndim të ishullit të Kretës në Greqi. Afro 90 të tjerë arritën të dilnin në breg, tha një zëdhënës i rojës bregdetare për agjencinë e lajmeve DPA.

Roja bregdetare greke ka nisur një operacion shpëtimi për të shpëtuar jetët e migrantëve, të cilët duan të shkojnë drejt Europës.Ditën e djeshme tre migrantë ishin mbytur kur një tjetër varkë u fundos në detin Egje pranë ishullit Folegandros dhe dhjetëra njerëz që ishin në bordin e varkës, ende nuk janë gjetur.

Aksidente të tilla ndodhin shoesh në ujërat greke, teksa emigrantët përpiqen të arrijnë në territorin e Greqisë ose Italisë, nga bregu i Egjeut.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll