Hapësire reklamuese

Aktualitet

Përmbyset në mes të rrugës trajleri te Mali i Robit, bllokohet trafiku i mjeteve (VIDEO)

Shkruar nga Newsbomb
Përmbyset në mes të rrugës trajleri te Mali i Robit,

Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme te Mali i Robit, në Kavajë. Mësohet se një trajleri i ka plasur goma dhe është përmbysur në rrugë.

Si pasojë është bllokuar lëvizja e automjeteve për rreth 1 orë, duke shkaktuar kaos në trafik.  

Në vendngjarje ka mbëritur Policia dhe po punon për zbradhjen e ngjarjes.

Njoftimi i policisë:

Në aksin rrugor Kavajë-Durrës, në dalje të Kavajës, është batuar një trajler, pa shkaktuar probleme në njerëz, por vetëm me dëme materiale dhe për pasojë është bllokuar lëvizja e automjeteve.

Nisur nga fakti se trajleri është i tonazhit të rëndë dhe për ta lëvizur nga rruga duhet kohë, pasi po shkon në vendngjarje një mjet i tonazhit të rëndë, Policia e Shtetit iu bën thirrje të gjithë drejtuesve të automjeteve që duan të qarkullojnë në drejtim të Tiranës, të përdorin rrugën Rrogozhinë –Elbasan-Tiranë ose rrugë dytësore alternative.

Shërbimet e Policisë janë në detyrë dhe po punojnë intensivisht për zhbllokimin e rrugës dhe për të orientuar drejtuesit e automjeteve për të qarkulluar në rrugë alternative dytësore ose në rrugën Rrogozhinë-Elbasan-Tiranë.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll