Një makinë policie është përmbysur në Britaninë e Madhe, teksa ka qenë në ndjekje të një 17 vjeçari.
Ngjarja ka ndodhur në afërsi të Buckingam Palace në orën 04:30 të mëngjesit, teksa patrulla ka parë të riun, i cili përputhej me disa informacione që kishte policia se ai ishte autori I disa vjedhjeve që kishin ndodhur në zonë.
Sipas mediave angleze, menjëherë policia është vënë në ndjekje të tij, por në atë moment 17 vjeçari është futur në krahun e kundër duke u përplasur me një makinë tjetër policie, e cila i ka ardhur përballë dhe është përmbysur.
Policia pas aksidentit është shprehur se i riu është plagosur rëndë në njërën këmbë dhe është dërguar në spital, ndërkohë që në vendngjarje ka qenë dhe një person tjetër i cili është arratisur.