Hapësire reklamuese

Aktualitet

Përmbyset “Audi” në Fushë Krujë, përplaset me furgonin, plagosen shoferët

Shkruar nga Newsbomb

Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në rrugën Fushë Krujë-Krujë në afërsi të fshatit Kameras.

Mësohet se një makinë tip “Audi” është përplasur me një mjet furgon. Siç duket edhe nga pamjet, makina është përmbysur dhe ka dalë nga rruga si pasojë e përplasjes me furgonin.

Për fat të mirë nga aksidenti nuk ka viktima, por vetëm të lënduar. Kanë mbetur të plagosur Nezir Neziri shofer i furgonit dhe Gëzim Hoxha, shofer i mjetit tip “Audi”.

Gëzim Hoxha është transportuar në spitalin e Krujës, ndërsa Nezir Neziri është transportuar drejt spitalit të Traumës për shkak se ka marrë dëmtime në kokë.

Dyshohet se shkak i aksidenti  ka qenë shpejtësia tej normave të lejuara nga shoferi i Audit. Ndërkaq policia po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidenit.

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese