Tirana
broken clouds
18 ° C
18 °
18 °
72 %
2.6kmh
75 %
Sht
16 °
Die
21 °
Hën
23 °
Mar
22 °
Mër
19 °
E shtunë, 15 Maj, 2021
spot_img

Përmbyllja e fushatës së PS në Tiranë, Balluku: Ne jemi patronazhistët më të mirë të Ballkanit, patronazhojmë dhe ata që kanë humbur rrugën

spot_img

Lajme të ngjashëm

Sot në Tiranë po zhvillohet mitingu përmbyllës i PS, tre ditë nga zgjedhjet e 25 prillit 2021.

Ministrja e Shëndetësisë e cila është dhe kandidate për depuete tha se PS ka ditur të zgjojë shpresën tek njerëzit dhe ndaj duhet të marrë mandatin e tretë.

Nga ana tjetër ministrja Balluku u shpreh se PS është partia që qan hallet dhe mendon për njerëzit, nuk i lë ata në baltë. Me ironi, Balluku tha se ata janë patronazhistët më të mirë në Ballkan, që patronazhojnë dhe ata që kanë humbur rrugën.

Manastirliu: Vota do të jetë për PS më 25 prill. Kemi vetëm 3 ditë në vijën drejt finishit të 25 prillit. Ne kemi ditur të zgjojmë shpresat që vetëm socialistë dinë ta bëjnë. Në këto 3 ditë duhet të trokasim derë më derë për të thënë se PS është e ardhmja e fëmijëve tanë. Nëse sot Shqipëria po sheh dritën, ne ia kemi dalë me vendosmëri përpara kësaj pandemie, ne e kemi më të prekshme falë vizionit të Edi Ramës. Të mos harrojmë se jemi plotë besim se ne do ta shkelim të parët vijën e finishit me 25 prill që do të rifillojmë me reformat e nisura dhe do të vazhdojmë me projektet e mëdha të Shqipërisë Europiane.

Balluku: Ne punojmë ditë e natë, në shi dhe në diell, ne jemi ndryshe nga ata, nuk dijmë të bëjmë fjalë, nuk dijmë të tallemi me njerëzit. Ne bëjmë premtime dhe mbajmë premtime. Ne zgjidhim problemet. Ashtu siç thotë dhe kryeministri; ne dijmë t’i qajmë hallet me njerëzit. Mandati i tretë i PS nuk është për ne, por për të gjithë shqiptarët. Është për të ndërtuar kopshte dhe shkolla. Për të ndërtuar një të ardhme më të mirë për fëmijët tanë, për prindërit tanë, për këdo që do të jetojë këtu. Më datë 25 të gjithë ne, ne patronazhistët më të mirë në Ballkan, ne që dijmë të patronazhojmë nga nënat dhe baballarët tanë tek të njohurit dhe të afërmit tanë deri tek ata që kanë humbur rrugën dhe e çojnë votën kot. Në 25 prill t’i përgjigjemi me votë të gjithë atyre që e baltosin Shqipërinë.

spot_img

Më shumë

spot_img
spot_img