Tirana
broken clouds
22.5 ° C
22.5 °
22.5 °
64 %
1.5kmh
75 %
Mër
35 °
Enj
34 °
Pre
32 °
Sht
31 °
Die
23 °
E mërkurë, 10 Gusht, 2022
spot_img

Përmbyllet procedura, hapet rruga për zbatimin e projektit “Ndërtimi i linjës 400 kV Shqipëri-Maqedoni e Veriut”

spot_img

Lajme të ngjashëm

Finalizohet procedura e cila i hap rrugë zbatimit të plot të projektit “Ndërtimi i linjës 400 kV Shqipëri-Maqedoni e Veriut”.

Investimi, i cili financohet nga Qeveria Gjermane përmes bankës KfW, WBIF dhe Operatori i Sistemit të Transmetimit përfshin ndërtimin e linjës  së re të transmetimit 400 kV midis Elbasanit dhe Qafë Thanës (Shqipëri-Maqedoni e Veriut), ndërtimin e linjës së transmetimit 400 kV ndërmjet Elbasanit dhe Fierit, ndërtimin e nënstacionit 400 kV Elbasan 3 si dhe zgjerimin dhe përforcimin e nënstacionit Fier.

albsig

Operatori i Sistemit të Transmetimit njofton se ka firmosur kontratën me kompaninë kontraktore për pjesën e projektit i cili përfshin ndërtimin e nënstacionit 400 kV Elbasan 3 si dhe zgjerimin e nënstacionit Fier, ndërkohë që më herët është nënshkruar edhe kontrata që parashikon ndërtimin e linjës së transmetimit 400 kV ndërmjet Elbasanit dhe Qafë-Thanës.

Ky projekt i rëndësishëm do të bëj të mundur përforcimin e lidhjeve interkonjektive me rrjetin rajonal të energjisë elektrike, duke krijuar një sistem më të sigurt dhe të besueshëm, por edhe kushtet e duhura për shkëmbimet tregtare dhe tranzitimet në rajon pa asnjë kufizim.

Gjithashtu, ky investim do të ketë ndikim në zhvillimin e rrjetit 400 kV në zonën e Shqipërisë së Jugut, si dhe i përgjigjet investimeve të cilat parashikohen të realizohen në të ardhmen për zhvillimin e energjisë së rinovueshme si dhe për zhvillimin ekonomik dhe turistik të vendit.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img