Hapësire reklamuese

Aktualitet

Përmbaruesit mësyjnë te Cirku Kombëtar, përplasen me artistët, të pranishëm edhe fëmijë

Shkruar nga Newsbomb
Përmbaruesit mësyjnë te Cirku Kombëtar, përplasen me

Përmbaruesit paraditen e ditës së sotme kanë mbërritur pranë çadrës së Cirkut Kombëtar, ku një përplasje e fortë ka ndodhur mes tyre dhe artistëve.

Përmbaruesit janë rikthyer përsëri pranë çadrës së Cirkut Kombëtar, për të bllokuar aktivitetin, për përfundimit të afatit që vetë artistët të mund të largoheshin prej aty.

Cirku Kombëtar tashmë nuk ka një vend ku të mund të vendosë çadrën, ndërkohë që rrezikohet të bllokohet aktiviteti i artistëve.

Gjatë momentit kur përmbaruesit shkuan pranë ambienteve të Cirkut aty po zhvillohej shfaqje ku të pranishëm ishin dhe shumë fëmijë.

Kjo është e disata herë që përmbarimi shkon tek Cirku Kombëtar për të ulur çadrën.

Toka ku është ngritur çadra e Cirkut, rreth 1073 metra katror i janë njohur nga gjykata si pronë private një sipërmarrësi që në vitin 2014.

 Prej asaj kohe çështja nuk ka marrë zgjidhje ndërkohë që artistë e cirkut janë përplasur vazhdimisht me zyrtarët e përmbarimit të cilët kanë kërkuar zbatimin e vendimit të gjykatës.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll