
Gerta Loku Tushaj është zgjedhur "Gruaja sipërmarrëse e gjelbër" për vitin 2023 nga Këshilli i Bashkëpunimit Rajonal për Ballkanin Perëndimor.
Lajmin e ka dhënë ajo vetë përmes një postimi në rrjetet sociale, ku tregon se ishte pjesë në listën e të përzgjedhurave mes 250 grave nga Ballkani Perëndimor. E lumtur për arritjen e saj, Gerta tregon pa komplekse se fustanin e ka marrë borxh dhe nuk harron të falënderojë shoqen që ia dha.
“Këshilli i Bashkëpunimit Rajonal për Ballkanin Perëndimor më dha privilegjin që unë të jem "Gruaja sipërmarrëse e gjelbër" për vitin 2023. Faleminderit Regional Cooperation Council - RCC që më dhe nderin të jem në listën e të përzgjedhurave mes 250 grave nga Ballkani Perëndimor!
E njihja si iniciativë por shpesh hapi nga fshati Rrushkull në selitë e institucuoneve rajonale është hap i gjatë, sidomos në pranverë . Ashtu e mendoja. Dhe pse isha në dijeni, sebep u bë një i njohuri im (që unë e dëgjoj, ai jo mua) më sugjeron të aplikoj, ashtu bëra dhe pse ishte dita e fundit. Faleminderit!
Falenderimi më special shkon për një Mik special që në momentin e fundit, gjeti kohën dhe plotësoi aplikimin. Faleminderit profesor që beson në mua! Falenderime për znj.Anna Vezyroglou, nga Drejtoria e Përgjithshme për Negociatat e Fqinjësisë dhe Zgjerimit, në BE, që më dorëzoi çmimin.
Nedima dhe Evisi, faleminderit për asistencën dhe mirësjelljen tuaj. Faleminderit miqve të mi, të rinj dhe të Vjetër që ma bënë mbrëmjen edhe më të bukur. Po ndal me falenderimet se më duhet të falenderoj deri dhe shoqen që më dha borxh fustanin. Ah po, faleminderit dhe ju, miq realë e virtualë që gjeni kohën të merreni me mua!” shkruan Gerta.
Ajo do të mbahet mend gjatë për fjalimin që ka mbajtur në Parlament në 2017, ku na përloti të gjithë. Vajza nga Mirdita, tregoi me detaje problematikat e zonave malore dhe fshatrave shqiptarë dhe kërkoi nga politika të mos i neglizhojnë.