Tirana
clear sky
16 ° C
16 °
16 °
72 %
2.1kmh
0 %
Die
26 °
Hën
25 °
Mar
25 °
Mër
19 °
Enj
20 °
E diel, 9 Maj, 2021
spot_img

Përlotet Pirro Çako, zbulon historinë që fshihet pas këngës së Elvana Gjatës: Është dedikim për babain tim

spot_img

Lajme të ngjashëm

Elvana Gjata dhe Pirro Çako janë një nga dyshet më të suksesshme dhe më të dashura për publikun shqiptar. Pas albumit të parë ata erdhën me albumin tjetër “Çelu” i cili mban 7 këngë që në fakt vijnë si një formë shprese për jetën.

Mbrëmjen e kësaj të shtune, Elvana dhe Pirro ishin të ftuar në “Soiree” me Jonida Shehun dhe zbuluan se ka qenë Elvana ajo që e ka kontaktuar dhe gjithçka ka nisur nëpërmjet një bisede në telefon.

Pirro zbuloi i përlotur dhe i emocionuar se këngën “Vendi im” që Elvana e ka sjellë në bashkëpunim me motrën e saj Migena Gjata, e ka shkruar para 30 vitesh dhe është një dedikim për babain e tij dhe gjithmonë që do e dëgjojë këtë këngë, do t’i kujtohet ai.

“Kjo këngë ka një histori 30-vjeçare. Notat e para, strofën e parë e kam hedhur para shumë vitesh, kur nuk jetoja në Shqipëri, por jetoja në Paris dhe në ato momente jetoja afër aeroportit. Ajo ishte periudha që mua më preku shumë. I shihja avionët teksa uleshin dhe ngriheshin kaq lehtë dhe unë nuk e kisha këtë mundësi që të takoja prindërit. Më merrte malli, sigurisht edhe për miqtë dhe të afërmit. Këtu nisi. Pas shumë vitesh kur unë humba babain, fillova të mendoja që t’i dedikoja diçka. Kisha shumë dëshirë. Këto 3 vite jam munduar shumë që të gjeja diçka, që unë të ndihem krenar për atë dedikim. Me thënë të drejtën nuk e kam gjetur dot akoma dhe shpresoj që ta gjej një ditë. Kjo këngë (“Vendi im”) brenda ka dhe një pjesë për atë, sepse sa herë që unë e pyesja, sidomos pas viteve ’90 kur gjërat ndryshuan dhe ai ishte një artist që sapo kishte dalë në pension, të vjen keq që qëlloi të jetosh këtu, por ai më thoshte që jo, jam krenar që jam artist i këtij vendi. Më mbeti kjo gjë në kokë. Kjo ishte një nga arsyet që më shtyu që unë të kthehesha në Shqipëri, sepse kisha nevojë që të kisha kontakt me të dhe t’i jepja një shtysë karrierës time  që ai të ndihej krenar që kishte një vazhdues. Kjo këngë (“Vendi im”) i dedikohet edhe atij, sepse unë e rikompozova. Mora atë strofë që ishte shkruar vite më parë dhe i dedikohej prindërve, malli për vendin tim. Në këtë moment e dëgjon Elvana. Ky është momenti që i them që kam shkruar diçka për babain tim në vazhdën e albumit, pa patur lidhje fare. Kjo e dëgjon këngën dhe thotë sa e bukur që është. Me kalimin e kohës zbulova që Elvana kishte dëshirë që ishte pjesë e kësaj kënge. Dhe më hodhi idenë që kishte ndërmend të bënte diçka me motrën, sepse e ajo kishte një histori të ngjashme”, është shprehur Pirro Çako.

spot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img