Hapësire reklamuese

Politikë

Përlotet Monika Kryemadhi, rrëfen momentin e vështirë: Më thanë se vajza ka vetëm 1 javë jetë

Shkruar nga Newsbomb
Përlotet Monika Kryemadhi, rrëfen momentin e vështirë:

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi si rrallëherë  ka bërë një rrëfim për jetën e saj private.

Gjatë emisionit “Dola te Ola”, ajo është emocinuar pas një videomesazhi që mori nga mikja e saj në Amerikë.

Monika tha se Paula është një person që ka hyrë vonë në jetën e saj, por është ajo e cila në momentin më të vështirë e nxori deputeten nga gjendja e rëndë emocionale, në të cilën ndodhej.

“Kam kaluar shumë momente të vështira në jetë, me shëndetin, me vajzën Borën kur mjekët na thanë se ka vetëm një javë jetë, pasi mishi i huaj në hundë që kishte iu rrit pas një sëmundjeje gripale dhe çoi në bllokimin e mushkërive. Moment tjetër ishte 26 prilli. Ndjeva neveri për Lulzim Bashën dhe dhimbje për të rinjtë. Nuk kisha me kë ta flisja, Iliri ishte i pari që do të më thoshte “ja si t’u shpërblye gjithë besimi dhe dashuria për Lulzim Bashën”, tha ajo. Mes lotëve rrëfeu se Paula e ka telefonuar shumë herë në orët e vona të 26 prillit, derisa kishte arritur të fliste me deputeten e cila refuzonte t’i përgjigjej kujtdo në telefon.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.