Përlotet kreu i OBSH dhe bën thirrjen e fortë: Armiku më i madh nuk është virusi…

Publikuar tek: foto-e-dites, më 08:14 13-07-2020 Përlotet kreu i OBSH dhe bën thirrjen e fortë: Armiku më i madh nuk është virusi… Kreu i OBSH, Tedros Adhanom Ghebreyesus

Me lot në sy, kreu i Organizatës Botërore të Shëndetit, Tedros Adhanom Ghebreyesus, shprehet se përçarja më e madhe në pandeminë që ka përfshirë globin nuk është virusi, por përçarja mes shteteve.

I përlotur ai bëri thirrje për unitet ndërkombëtar në luftën kundër pandemisë dhe tha se “armiku i vërtetë nuk ishte vetë virusi por mungesa e udhëheqjes dhe solidaritetit në nivel global dhe në nivel kombëtar,” raporton ËP.

“Sa e vështirë është për njerëzit që të bashkohen për të luftuar një armik të përbashkët që po vret njerëz pa dallim? A nuk mund ta kuptojmë se ndarjet ose çarjet midis nesh në të vërtetë janë në dobi të virusit?”, tha ai në një konferencë në Gjenevë.

Ai u shpreh se sistemet shëndetësore të disa prej vendeve më të pasura në botë janë përmirësuar, ndërsa disa kombe me mjete më modeste kanë pasur sukses në ngadalësimin e përhapjes së virusit.

“Kjo pandemi një herë në një shekull na ka dhënë një mësim kritik: Kur bëhet fjalë për shëndetin, fatet tona janë gërshetuar”, tha ai.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.011023998260498
array(1) { ["section"]=> string(86) "perlotet-kreu-i-obsh-dhe-ben-thirrjen-e-forte-armiku-me-i-madh-nuk-eshte-virusi-213674" }