Një përleshje masive me thika dhe armë zjarri ka ndodhur në Deçan të Kosovës, ku për pasojë janë plagosur 3 persona.
Të plagosurit janë dërguar në spital ku po marrin trajtimin mjekësor, ndërkohë që 6 personat e tjerë të përfshirë në sherr janë arrestuar.
“Fsh. Gramaqel, Deçan, 19.11.2020 – 20:25. Është raportuar se ka ndodhë një rrahje mes nëntë personave të dyshuar meshkuj kosovarë. Gjatë rrahjes janë përdorë mjete të forta, thika dhe dyshohet të jetë përdorë arma e zjarrit.
Tre persona kanë marrë lëndime të lehta trupore dhe kanë pranuar tretman mjekësor. Me urdhër të prokurorit gjashtë të dyshuar janë arrestuar dhe dërguar në mbajtje ndërsa tre janë liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin e policisë.