Këngëtari i njohur Alban Skënderaj ishte i ftuari special në Festivalit ‘Beer Fest’ që po organizohet në Prishtinë.
Por ai është detyruar të ndërpres performancën për shkak të një sherri që ndodhi në sheshin kur ishin mbledhur një numër i madh njerëzish që ndiqnin koncertin.
Gjatë ndërhyrjes së sigurimit për të ndalur sherrin, këngëtari dëgjohet teksa u bën thirrje personave që të ndalen.
Ndërkohë policia e Kosovës ka konfirmuar se ka arrestuar gjashtë persona dhe dy të tjerë janë të lënduar.
Sondazh
Poll