Tirana
overcast clouds
9.5 ° C
9.5 °
9.5 °
93 %
1.5kmh
100 %
Pre
15 °
Sht
16 °
Die
13 °
Hën
17 °
Mar
16 °
E premte, 2 Dhjetor, 2022

Përleshje dhe gaz lotsjellës, shkon në 174 numri i viktimave në derbin e futbollit indonezian

spot_img

Lajme të ngjashëm

Të paktën 174 persona kanë humbur jetën gjatë përplasjeve mes tifozerive dhe më pas shtypjes së turmës të përfshirë nga paniku në një ndeshje futbolli në Indonezi.

Trazirat shpërthyen pasi ndeshja përfundoi të shtunën në mbrëmje me humbjen e pritësve Arema FC, ekip i qytetit Malang të Java Lindore, në përballjen me Persebaya e Surabaya me rezultatin 3-2.

Të zhgënjyer pas humbjes së ekipit të tyre, mijëra mbështetës të Aremës, të njohur si “Aremania”, reaguan duke hedhur shishe dhe sende të tjera drejt lojtarëve dhe zyrtarëve të futbollit. Tifozët përmbytën fushën e stadiumit Kanjuruhan në shenjë proteste dhe kërkuan që drejtuesit e Arema të shpjegojnë pse, pas 23 vitesh lojërash të pamposhtura në shtëpi, kjo ndeshje përfundoi me humbje, thanë dëshmitarët.

Trazirat u përhapën jashtë stadiumit ku të paktën pesë automjete policie u përmbysën dhe u dogjën mes kaosit. Policia u përgjigj duke gjuajtur gaz lotsjellës, edhe në tribunat e stadiumit, duke shkaktuar panik në mesin e turmës. Gazi lotsjellës është i ndaluar në stadiumet e futbollit nga FIFA.

Më shumë se 300 tifozë u dërguan me urgjencë në spitalet aty pranë për të trajtuar plagët, por shumë vdiqën rrugës ose gjatë marrjes së ndihmës mjekësore, tha Afinta.

Më shumë




spot_img








spot_img