Tirana
broken clouds
21 ° C
21 °
21 °
52 %
3.6kmh
75 %
Pre
21 °
Sht
15 °
Die
20 °
Hën
25 °
Mar
26 °
E premte, 14 Maj, 2021
spot_img

Përleshen pasagjerët në avion, burri tërheq prej flokësh dhe godet gruan (VIDEO)

spot_img

Lajme të ngjashëm

Një incident i rëndë ka ndodhur në një avion në aeroportin e Stambollit, ku disa pasagjerë janë konfliktuar me njëri-tjetrin. 

Një burrë dhe një grua u përfshinë fillimisht në sherr për vendin e bagazhit, duke shkaktuar vonesën prej 5 orësh të avionit, i cili do të futuronte nga Stambolli drejt Tunizisë.

Zyrtarët e linjës ajrore thanë se përleshja mes pasagjerëve çoi në pesë orë vonesë sepse ngritja duhej të shtyhej.

Në video shihet një burrë, i cili godet dhe tërheq prej flokësh një grua brenda avionit dhe më pas shihet sesi disa gra konfliktohen me njëra-tjetrën. Sherri nisi pak para ngritjes së avionit që drejtohej për në aeroportin e Tunizisë.

Një stjuardesë mundohet të qetësojë situatën, por pa sukses. Ekuipazhi kërkoi më pas ndihmën e sigurisë për të vënë nën kontroll situatën.

spot_img

Më shumë

spot_img
spot_img