Tirana
scattered clouds
23.5 ° C
23.5 °
23.5 °
31 %
3.6kmh
40 %
Die
25 °
Hën
25 °
Mar
21 °
Mër
24 °
Enj
23 °
E diel, 25 Shtator, 2022

Përkujtohet masakra e Valmirit, Alibeaj: Kriminelët komunistë ushtruan në Mirditë terrorin më të madh, qindra familje u internuan

spot_img

Lajme të ngjashëm

Deputeti i Partisë Demokratike, Enlekejd Alibeaj ka marrë pjesë në përkujtimin e masakrës së Valmirit në Mirditë.

Alibeaj thotë se kjo krahinë përjetoi terrorin më të madh nga “kriminelët komunistë” të cilët pushkatuan 10 burra e vranë në litar 4 të tjerë në 17 gusht të ’49-ës, ndërsa qindra familje u internuan.

Shkrimi i Alibeajt:

Në 17 Gusht 1949, kriminelët komunistë iu vërsulën Mirditës, e ushtruar atje terrorin më të madh të diktaturës komuniste. Nga familjet më me emër të Mirditës, 10 burra u pushkatuan e 4 u varën në litar, 12 të tjerë u dënuan me burgime të gjata, 300 familje u internuan në kampin famëkeq të Tepelenës.

Për Mirditën, si vatër e katolicizmit dhe rezistencës aktive ndaj komunizmit, masakra e Qafës së Valmirit do të shënonte fillimin e një persekutimi masiv, pothuajse gjysmë-shekullor gjatë diktaturës. Ajo krahinë pësoi genocidin komunist më mizor në Shqipëri, faji i vetëm i së cilës ishte rezistenca ndaj diktaturës.

Kujtimi dhe respekti ndaj viktimave të asaj masakre, përkujtohet cdo 17 gusht nga familjarë dhe pasardhës të tyre. Si dëshmi e identitetit historik, ngadhnjimit mbi të keqen dhe përkushtimit për të nxjerrë të vërtetën, që eshtrat e viktimave të prehen në paqe, që shpirti i tyre të pushojë i qetë në parajsë e që të gjallët të mbajnë fort në zemër vlerat e lirisë dhe besimit në zot!

I paharruar kujtimi i tyre! Shpirti i tyre u prehtë në altar të parajsës!

Më shumë


spot_img
spot_img
spot_img