Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

Përkujtohet gjenocidi grek ndaj popullit të Çamërisë, PD kryen homazhe dhe vendos kurora me lule në varrezat e Kllogjerit në Konispol

Shkruar nga Newsbomb
Përkujtohet gjenocidi grek ndaj popullit të Çamërisë,

Partia Demokratike ka përkujtuar ditën e sotme gjenocidin grek ndaj popullsisë së Çamërisë, i cili nisi më 27 qershor 1944 deri në mars 1945, ku u vranë 2771 civilë.

Deputeti i zgjedhur i PD-së, Bujar Leskaj, me anë të një postimi në rrjetet sociale tregon se së bashku me kryetarin e PD së degës së Sarandës, kandidatët për deputetë dhe të rinjtë e FRPD, kryen homazhe dhe vendosën kurora me lule në varrezat e Kllogjerit në Konispol.

Postimi i Bujar Leskaj:

Çamëria, plagë kombetare !

Sot, në 26 Qershor 2021 përkujtuam gjenocidin grek ndaj popullsisë autoktone shqiptare të Çamërisë.

Gjenocidi grek ndaj popullsisë çame nisi më 27 Qershor 1944, nën udhëheqjen e gjeneralit famëkeq Napoleon

Zerva. Masakra më e egër ndaj shqiptarëve autoktonë myslimanë u krye në rajonin e Paramithisë. Forcat e Lidhjes Kombëtare

Republikane Greke (EDES) hynë në qytet dhe vranë rreth 600 shqiptarë myslimanë. Popullsia e Parathimisë u kap në befasi. Numri i civilëve të vrarë ka qenë: në Filat 1286, në Igumenicë 192, në Parga 620 dhe gjatë periudhës 27 Qershor 1944 deri në Mars 1945, u vranë 2771 civilë.

Si pasojë e këtij gjenocidi, rreth 25.000 shqiptarë autoktonë pjesë e popullsisë myslimane të Çamêrisë, u shpërngulën dhe u vendosën në qytetet shqiptare. Gjatë shpërnguljes së tyre drejt Shqipërisë, rreth 2400 njerëz kanë humbur jetën gjatë rrugës, për shkak të mungesës së ushqimit dhe vuajtjeve.

Kuvendi i Republikës së Shqipërisë më datë 30 Qershor 1994 e shpalli 27 Qershorin si "Dita e gjenocidit ndaj shqiptarëve të

Çamërisë nga shovinizmi grek". Shumë pjestarë të komunitetit Çam, dhe lab, më 27 Qershor të çdo viti, përkujtojnë në Qafë-Botë të afërmit e tyre që humbën jetën gjatë ketij gjenocidi.

Së bashku me Kryetarin e PD Dega Sarandë, kandidatët për deputet të PD, kryetarin e shoqatës Çamëria për Sarandën dhe te rinj nga FRPD Vlorë kryem homazhe dhe vendosëm kurora me lule në varrezat e Kllogjerit në Konispol.

Çamëria, plagë që ende kullon gjak.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll