Hapësire reklamuese

Aktualitet

Përkujtohet 75-vjetori i Konferencës së Pezës, Meta zbulon rastësinë e veçantë

Shkruar nga Newsbomb

Sot në Pezë është bërë një takim me rastin e 75 vjetorit të Konferencës së Pezës.

I pranishëm ka qënë dhe Presidenti Ilir Meta së bashku me veteranë të shumtë të luftës nacional-çlirimtare.

Gjatë fjalimit të tij Meta ka zbuluar dhe rastësinë që shënon kjo ditë, pasi sot në Tiranë janë mbledhur shefat e shtabeve të vendeve të Natos.

“Mirënjohje popullit të Pezës dhe patriotit të jashtëzakonshëm Myslym Pezës i cili falë patriotizmit të tij ndihmoi të bashkoheshin këtu forcat më patriote te kohës. Peza sfidoi okupatorin nën hundën e tij, i hodhi themelet e luftës për liri kaq pranë kryeqytetit të vendit dhe mesazhi i saj u shpërnda anë e mbanë shqipërisë në një kohë shumë të shpejtë. 75 vjet pas Konferencës së Pezës mblidhen shefat e shtabeve të natos në Tiranë sepse Konferenca e Pezës e vendos Shqipërinë ne rrugën e duhur, në aleancën e lirisë së asaj kohe dhe ne atë traditë dhe sot Shqipëria është me aleancën më të madhë të lirisë në Europë dhe botë që është ajo e NATOS.”, ka thënë Presidenti në fjalimin e tij.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu