Hapësire reklamuese

Politikë

Përkujtohet 25 vjetori i grevës së urisë, Basha: Rinia shqiptare nuk do të zhgënjejë as sot

Shkruar nga Newsbomb

Partia Demokratike ka përkujtuar sot 25 vjetorin e grevës së studenteve e cila i parapriu rrëzimit të shtatores së diktatorit. Pedagogë dhe studente kanë rrëfyer momentet e grevës së urise, arsyet që i shtynë për t’u futur në grevë, terrorin  që regjimi ka ushtruar ndaj tyre, guximin dhe vendosmërinë për t’i shkuar deri në fund kauzës së tyre të drejtë për liri dhe demokraci për Shqiperinë si gjithë Europa.

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha tha se studentet grevistë janë shembulli më i mirë se si me zjarrin e idealit të lirisë sakrifikuan gjithçka dhe bënë të mundur përmes sakrificës dhe guximit të tyre mposhtjen e diktaturës më të egër në Europë.

“Partia Demokratike sot në opozitë, në kushtet e një injorimi të dhimbshëm dhe do të thoja në kufinjtë e kriminales që qeveria e sotme i bën përvjetorit të 25-të të grevës së urisë së studentëve dhe shembjes së diktaturës me shembjen e shtatores së diktatorit Hoxha në qendër të Tiranës, nuk do  ti kalojë në heshtje, duke nisur që sot e me aktivitetet që vazhdojnë me 19 dhe 29 Shkurt.

Dua ta nis me një mirënjohje të thellë për të gjithë ata studentë që u futën në grevën e urisë e që sot përcjellin tek rinia atë që për mua është vlera më e madhe e grevës së urisë;shembullin e të rinjve të cilët me zjarrin e idealit të lirisë sakrifikuan gjithçka dhe bënë të mundur përmes sakrificës dhe guximit të tyre mposhtjen e diktaturës më të egër në Europë.

Në procesin e kontaktimit të protagonistëve, një pjesë e madhe e të cilëve nuk ndodhen në Shqipëri, bashkëpunëtorët më informuan emocione prevaluese. Prekje deri në ngashërim e derdhje lotësh për evokimin që është bërë, për thirrjen në skenën e opinionit publik të këtyre heronjve gjigandë që në fakt pasi kryen detyrën e tyre karshi lirisë, demokracisë e kombit vazhduan me jetët e tyre normale. Në fakt prekja është dhe duhet të jetë e jona. Mirënjohja është dhe duhet të jetë përjetësisht e jona për veprën e tyre të jashtëzakonshme për Shqipërinë dhe shqiptarët. Le ta kuptojmë pra sa të mundemi e sa më mirë. Uroj që ky panel të bëjë një përpjekje për tu relatuar ju të rinjve domethënien e vërtetë të grevës së urisë dhe vlerën e madhe të guximit që sot përsëri pas 25 vitesh koha dhe sfidat e Shqipërisë europiane siç e duam ne po e thërrasin përsëri në skenë e unë jam i sigurtë që rinia shqiptare përsëri nuk do të zhgënjejë por do të ngrihet për lirinë dhe demokracinë”, tha Basha.

Ish kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka rrëfyer përjetimin e tij për grevën e studentët dhe si nisi greva e pas rrëzimin e shtatores së diktatorit.

“Dua të përulem me nderimin më të madh para atyre 720 studentëve që me 18 shkurt vendosën të vetflijohen për një kauz shumë të madhe dhe u lartësuan në trimërinë dhe guximin e heronjve të vërtetë. Greva e studentëve, ka historikun e vet, pa mëdyshje me një diversitet tregimesh që është normale, por cilat janë momentet. De-Enverizimi ishte problemi më madhor i Partisë Demokratike. Pa de-Enverizimin, Partia Demokratike ishte një fasadë-opozitë. Ju them ju një gjë, që mund t’ju duket çudi sot. Në shkurtin e viti ’91, i gjithëfuqishëm  dhe i gjithëkugjetshëm i këtij vendi ishte Enver Hoxha, nga qendra e Tiranës  në çdo skaj të territorit, por fatkeqësisht edhe në mentalitetin e shqiptarëve.  Në këtë kontekst, gumëzhinte sigurisht mjedisi universitar dhe intelektual për këtë problem, por nisma nuk kishte. Dhe nga mesi i muajit janar unë i them Azem Hajdarit se, ne po nuk ndërmorëm de-Enverizimin ne nuk kemi të ardhme si opozitë dhe çdo ditë dhe më shumë ne dukemi para botës dhe shqiptarëve si një fasadë -opozitë, pasi çdo mëngjes dhe çdo darkë që ne kalojmë përbri shtatores së diktatorit, ai tallet me ne. Siç ishte ai, u ngrit në këmbë  më përqafoi dhe më tha se: “unë për tre ditë të heq Dullën". i them jo prit, në asnjë mënyrë  pasi ata e vendosin përsëri dhe e vendosin dhe me vaj pastaj.  Ky ishte aksioni më i vështirë”, tha Berisha.

720 studentë të regjistruar por dëshmitë e tyre flasin për një numër edhe më të madh studentësh grevistë të ardhur nga rrethe të ndryshme të vendit duke sfiduar frikën dhe terrorin.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu