Tirana
clear sky
22.5 ° C
22.5 °
22.5 °
68 %
2.1kmh
0 %
Enj
40 °
Pre
39 °
Sht
39 °
Die
42 °
Hën
37 °
E enjte, 29 Korrik, 2021

Përkrahu martesat gay me një postim në ‘’Facebook’’, revoltohet klienti i fotografit që padashur u bë mbështetës

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Ka ndodhur krejt spotanisht, kur fotografi Clinton Brentwood Lee, me të marrë lajmin se martesat gay do lejohen në të gjithë Amerikën, hodhi një status në ‘’Facebook’’ ku shprehu mbështetjen. “Gjithçka shohim, është dashuri’’, shkroi fotografi në Florida të Amerikës. Por as nuk e kishte menduar se ky status do t’I hiqte nga portofoli një shumë parash të fituara dhe perspektivën për të fituar të tjera.

“Urime Brentëood. Ne duam vetëm t’iu informojmë se ne nuk do të përdorim shërbimin tuaj për dasmën tonë. E fejuara ime dhe unë mbështesin tradicionalisht martesën mes një burri dhe një gruaje dhe nuk duam që paratë tona të shkojnë në vende që kanë të tjera mbështetje. Së dyti dëshiroj të marr mbrapsht paratë e rezervimit”, i tha klienti fotografit pasi pa statusin e tij.

Por fotografi duket se e tërboi më shumë çiftin me përgjigjen që u ktheu.

“Në ‘’Brentwood Photography’’  ne e shohim dashurinë në të gjitha format. Tani që ju e keni rezervuar shërbimin tonë, shpresoj ta keni lexuar pikën e parë të kontratës, që paratë janë të pakthyeshme.

Por mos u shqetëso, unë nuk do t’I mbaj ato!

Për shkak të kësaj bisede, unë vendosa  që 1500 dollarët t’ia dhuroj  shoqatës “Gay & Lesbian Alliance”  një grupi të krijuar për të ndihmuar në të drejtat e personave gay.

Pra më lejo të jemiI pari që të falenderoj: Faleminderit për dhurimin tuaj dhe mbështetjen për një çështje të madhe’’, i shkroi online fotografi, klientit.

Më shumë

spot_img
spot_img