Tirana
broken clouds
18.5 ° C
18.5 °
18.5 °
100 %
1kmh
75 %
Die
28 °
Hën
27 °
Mar
26 °
Mër
25 °
Enj
24 °
E diel, 19 Shtator, 2021
spot_img

Përkrahës i Millosheviçit, nis peticioni online për revokimin e çmimit Nobel në letërsi për Peter Hendke

spot_img

Lajme të ngjashëm

bf6e096e41ad285d19a72e8e4b595db9

Një peticion online është ndërmarrë nga kritikët e shkrimtarit Peter Hendke, mbështetësit të diktatorit Sllobodan Millosheviç, i cili mori para pak ditësh çmimin Nobel në  letërsi.

Me anë të një përshkrimi është treguar motivi i këtij peticioni, i cili deri më tani ka grumbulluar 12 mijë nënshkrime online.

Përshkrimi i peticionit:

Peter Hendke është një apolog për ‘kasapin e Ballkanit’ Slobodan Miloseviçin.

Millosheviç është personi që ishte përgjegjës për vdekjen e qindra mijëra njerëzve të pafajshëm dhe dhjetëra mijëra grave dhe burrave të dhunuar gjatë luftërave që sollën shpërbërjen e Jugosllavisë.

Një person që mbron një përbindësh të tillë nuk meriton një njohje më të thjeshtë letrare, e lëre më një çmim Nobel. Le t’i dërgojmë një mesazh me zë të lartë dhe të qartë Komitetit të Çmimit Nobel, se ne nuk i dënojmë apologët  shpërblyes të vrasësve masivë.

peterrr.jpg

peticionm.jpg

Lexo edhe:

Nuk ka lajme të lidhura për këtë lajm

Më shumë

spot_img