Një përkthyes shqiptar me banim në Glasgoë të Skocisë thotë se shqiptarët nuk janë aq të rëndësishëm në trafikun e drogës dhe vepra të tjera kriminale, sa i përshkruajnë mediat.
Në një lidhje për emisionin “Opinion” ai tha se shqiptarët më së shumti “ia hapin namin vetes” pasi kanë qejf të mburren duke reklamuar luksin dhe drogën sidomos në rrjetet sociale.
Megjithatë ai shtoi se shifrat tregojnë se shqiptarët janë të papërfillshëm para emigrantëve nga Afrika dhe Lindja e Mesme. Ai tha se sipas një studimi, në Londër konsumohet rreth 25 kilogram kokainë në ditë, një shifër tepër e lartë të cilën shqiptarët nuk kanë kapacitetet ta furnizojnë.
“Shqiptarët që kanë ardhur herët, tashmë gëzojënë bizneset e tyre të ndershme. Edhe këta që vijnë, pjesa më e madhe e tyre janë me dokumente greke apo italiane. Sapo marrin dokumentet vijnë këtu për të punuar në punëra të ndershme”, tha ai.