Hapësire reklamuese

Aktualitet

Përkeqësohet zjarri në qendrën tregtare, zjarrfikëset e Tiranës nisen drejt Lushnjes

Shkruar nga Newsbomb

Nga brenda qendra tregtare “Metropol” në qendër të Lushnjës vijon të jetë e mbuluar me zjarr dhe me tym ndërsa për zjarrfikëset është e pamundur të futen brenda.

Zjarrfikëset jo vetëm që s’kanë bërë të mundur shuarjen e flakëve, por madje ato janë intensifikuar duke shkuar deri në katin e katërt dhe pestë, ndërkohë tymi ka shkuar deri në katin e 12.

Shërbimi zjarrfikës i Tiranës është nisur drejt Lushnjes, i përbërë nga 4 automjete dhe 12 zjarrfikës për t'u ardhur në ndihmë, pasi në këtë pallat 12 katesh përveçse mungojnë shkallët e emergjencës raportohet se edhe zjarrfikësit e këtij qyteti nuk janë të gjitha pajisjet me të gjitha mjetet e nevojshme për shuarjen e flakëve.

Banoret qe jetojne ne apartamentet ne katet e siperme te qendres tregtare evakuohen me vinçBanoret qe jetojne ne apartamentet ne katet e siperme te qendres tregtare evakuohen me vinç

Dyshohet se fillimisht zjarri ka rënë në një njësi që tregtonte këpucë në këtë qendër, e cila ka qenë e mbyllur. Më pas flakët janë përhapur në të gjithë qendrën, që sot më shumë se ditët e tjera, për shkak të festave ka qenë e mbipopulluar.

Deri tani nuk dihen numri i saktë i personave që janë evakuuar, ndërsa dyshohet se në banesa mund të ketë persona që kanë mbetur të bllokuar ose të asfiksuar nga tymi.

Lexo edhe: Qendra tregtare në Lushnjë përfshihet nga flakët, evakuohen klientët dhe punonjësit

Sipas raportimeve familjarët kanë telefonuar personat që kanë mbetur të bllokuar, por nuk i përgjigjen në telefon. Deri tani spitali i Lushnjë raporton per 35 persona të dërguar në spital, edhe pse disa media raportojnë se të lënduarit po dërgohen edhe në spitalin e Fierit.

[caption id="attachment_770017" align="alignnone" width="723"] Sherbimi zjarrfikes ka nxjerre nga pallati nja burre, prane tij edhe Ministri i Brendshem Taulant Balla[/caption]

Pak me parë në Lushnjë ka mbërritur edhe Ministri i Brendshëm Taulant Balla ku teska u pyet nga gazetarë ka refuzuar të flasë pasi po ndiqte me shqetësim situatën.

Gjithashtu për këtë ngjarje të rëndë ka reaguar edhe deputeti i PD, Gazment Bardhi i cili ka thënë se po e ndjek me shqetësim situatën.

“Po ndjek me shumë shqetësim situatën e rëndë në Lushnje. Në këtë moment të vështirë dhe ankthi për të gjithë, uroj me zemër që të kalojë sa më parë, pa asnjë pasojë në jetën dhe shëndetin e qytetarëve. Në këtë moment fokusi i vetëm duhet të jetë mbështetja ndaj forcave zjarrfikëse dhe policisë, për të frenuar zjarrin dhe për ti dhënë ndihmën e nevojshme qytetarëve të rrezikuar. – ka shkruar Bardhi në X.

Lexo edhe: Shtëllungat e tymit mbulojnë Lushnjën, qytetarët evakuohen me vinç nga “Metropoli”

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese