Tirana
clear sky
16.5 ° C
16.5 °
16.5 °
82 %
0.5kmh
0 %
Hën
26 °
Mar
29 °
Mër
31 °
Enj
32 °
Pre
26 °
E hënë, 23 Maj, 2022
spot_img

Përkeqësohet liria ekonomike, raporti ul Shqipërinë me 1.2 pikë

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Shqipëria ka pësuar një rënie të lehtë në renditjen globale në raportin vjetor për Indeksin e Lirisë Ekonomike në botë, një publikim i Fondacionit Heritage në bashkëpunim me gazetën Wall Street Journal.

Në analizën e fundit thuhet se rënia për vendin tonë i atribuohet dobësimit të lirisë në biznes, asaj fiskale dhe në investime. Por vlerësimet më të ulta, Shqipëria i ka në drejtim të korrupsionit dhe të drejtës së pronës.

Shqipëria klasifikohet si një vend me liri të moderuar ekonomike.  Ndërsa në botë renditet relativisht lart, e 63 mes 186 vendeve të përfshira në studim,  e krahasuar me vendet e rajonit, Shqipëria rendiet e 29-ta, mes 43 vendeve të Evropës. Ky klasifikim shënon një ulje nga një vit më parë, kur vendi renditej respektivisht i 54 në botë dhe 25 në Evropë.  Klasifikimi në raport bëhet duke analizuar 10 liri ekonomike që vlerësohen maksimalisht me 100 pikë. Rënia e sivjetme, është e para në 5 vitet e fundit.

Rënia e përgjithshme për Shqipërinë është me 1.2 pikë,  me rënien më të ndjeshme të shënuar në kategoritë e biznesit, asaj fiskale dhe të investimeve. Natasha Srdoc, themeluese dhe kryetare e Institutit të Adriatikut për Politika Publike, analizon të përfundimet e raportit për vendet e Evropës. Ajo thotë se në Shqipëri, rënia e lirisë fiskale, i atribuohet rritjes së taksave.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
RingRing
spot_img
spot_img
spot_imgspot_img
spot_img