Hapësire reklamuese

Bota

Përkeqësohet gjendja shëndetësore e Alexei Navalny, humb ndjeshmërinë e duarve dhe këmbëve

Shkruar nga Newsbomb
Përkeqësohet gjendja shëndetësore e Alexei Navalny, humb

Shëndeti I kritikut të Kremlinit, Alexei Navalny po përkeqësohet dhe ai ka filluar të humbasë ndjesinë e këmbëve dhe duarve të tij.

Këtë lajm e ka bërë të ditur vetë avokati i tij, Vadim Kobzev, I cili tha se Navalny është diagnostifikuar me hernie kurrizore.

Pas vizitës së bërë ditën e djeshme tek kritiku më i madh i Kremlinit, Kobzev  tha se ai ndjen dhimbje gjatë ecjes dhe I shqetësuar shtoi se sëmundja e Navalnyt është përkeqësuar ndjeshëm.

“Aleksi ecën vetë. Ndjen dhimbje gjatë ecjes. Një faktor shumë shqetësues është se sëmundja po përparon dukshëm për sa i përket humbjes së ndjeshmërisë në këmbë, pëllëmbë dhe duar”, pohoi avokati.

Navalny, i cili po vuan një dënim me dy vjet e gjysmë burg, filloi një grevë urie javën e kaluar në shenjë proteste ndaj asaj që tha se ishte refuzimi i autoriteteve të burgut për ta trajtuar siç duhet për dhimbje akute të shpinës dhe këmbës

Sondazh

Poll