Hapësire reklamuese

Aktualitet

Përkeqësohet gjendja e grevisteve të Ballshit, një grua dërgohet me urgjencë në spital (EMRI)

Shkruar nga Newsbomb
[caption id="attachment_371617" align="alignnone" width=""]Silvana Selami[/caption]

Sot bëhen 10 ditë nga greva e urisë së naftëtareve të Ballshit, gjendja e të cilave sa vjen e përkeqësohet.

Një prej tyre, Silva Fejzaj, është ndjerë shumë keq nga ana shëndetësore dhe kështu është dërguar me urgjencë në spitalin e Ballshit me automjet privat. Burime bëjnë me dije se gjendja e saj ishte shumë e rënduar, me dhimbje të forta stomaku dhe trupi.

Silvana ka dhjetë ditë në grevë urie, por pavarësisht problemeve shëndetësore nuk ka pranuar ta braktisë grevën deri më sot. Gratë naftëtare janë të gatshme të sakrifikojnë gjithçka për të drejtat që po u mohohen prej vitesh: pagat e prapambetura dhe rifillimi i punës në uzinë.

Mësohet se është thirrur një ekip mjekësor për t'i ardhur në ndihmë grevisteve. Lajmi konfirmohet nga nënkryetari i Sindikatës Durim Skënderaj.

Grevistet e Ballshit kanë vendosur që të  os e ndërpresin grevën e urisë, deri në plotësimin e kushteve të tyre. Deri më tani dialogu mes tyre, kompanisë dhe qeverisë ka qenë thuajse i pamundur.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.