Tirana
broken clouds
15.5 ° C
15.5 °
15.5 °
94 %
0.5kmh
75 %
Die
22 °
Hën
20 °
Mar
18 °
Mër
19 °
Enj
18 °
E diel, 24 Tetor, 2021
spot_img

‘Përjashtohen kompanitë e huaja nga TEC-i i Vlorës’, reagon Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë: Spekulimi i PD është krejtësisht i qëllimshëm dhe i pavërtetë

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Ministria e  Infrastrukturës dhe Energjisë ka reaguar në lidhje me deklaratën e deputetit të Partisë Demokratike, Agron Shehaj mbi proçedurën e garës së TEC-it të Vlorës.

Ministria sqaron se Komisioni i Dhënies me Koncesion të Termocentralit të Vlorës është ngritur dhe ka ushtruar funksionet e tij prej më shumë se një viti dhe se spekulimi i PD për përjashtim të kompanive të huaja është krejtësisht i qëllimshëm dhe i pavërtetë.

Reagimi i plotë:

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë hedh poshtë spekulimet e qëllimshme dhe dashakeqe të subjektit politik Partia Demokratike referuar çështjes së hapjes së procedurës për dhënien me koncesion të Termocentralit të Vlorës.

Në vend që të kërkonte së paku ndjesë publike për faktin se u la taksapaguesve shqiptarë në kurriz një “kufomë energjetike”, Partia Demokratike guxon dhe hedh akuza ndaj qeverisë e cila po kryen çdo veprim të mundshëm për të rikthyer në punë këtë vepër. E ndërtuar me pompozitet në kohën e qeverisjes Berisha, kjo vepër nuk ka funksionuar për asnjë moment ndërsa shteti shqiptar harxhon miliona euro çdo vit për ta mbajtur në gjendje të konservuar dhe parandaluar degradimin e saj. Shkak për mosfunksionimin është fakti se kjo vepër ka pësuar defekt që në momentet e para pas përfundimit. Edhe nëse do të ishte në punë, TEC-i është ndërtuar të punojë me naftë çka e bën koston e energjisë tejet të lartë dhe jashtë çdo logjike ekonomike.

Në kuadër të transparencës ndaj opinionit publik, Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë sqaron se Komisioni i Dhënies me Koncesion të Termocentralit të Vlorës është ngritur dhe ka ushtruar funksionet e tij prej më shumë se një viti. Në bashkëpunim me konsulentët e Roland Berger është përgatitur Studimi i Fizibilitetit me të gjitha opsionet që shtrohen në diskutim për ti dhënë zgjidhje ngërçit të trashëguar të Termocentralit të Vlorës.

I ndërtuar pa asnjë logjikë ekonomike prej atyre që sot guxojnë dhe hedhin akuza, TEC-i i Vlorës gjatë gjithë këtyre viteve vazhdon tu kushtojë para taksapaguesve pa patur mundësinë të vihet në punë. Studimet kanë faktuar se dhënia me koncesion përfshirë riparimin e defektit, kthimin e tij nga një TEC me naftë në një TEC me gaz dhe lidhjen me tubacionet e gazsjellësit TAP mbetet e vetmja alternativë. Në të kundërt, qeveria do të detyrohet që të shkojë drejt opsionit të asgjësimit të kësaj vepre për të shmangur thellimin e kostove në kurriz të taksapaguesve por duke çuar dëm gjithësesi të gjithë investimin fillestar për ndërtimin e TEC-it.

Në konsulencë me studion Roland Berger dhe me rekomandimin e Bankës Botërore, Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ka hapur garën ndërkombëtare ku fton kompanitë e interesuara me eksperiencë dhe kapacitete në operim termocentralesh. Një nga kushtet për të marrë pjesë në këtë garë është që ofertuesit të kenë ndërtuar/operuar termocentrale të të njëjtave kapacitete ose më të mëdha. Spekulimi i PD për përjashtim të kompanive të huaja është krejtësisht i qëllimshëm dhe i pavërtetë sepse në Shqipëri nuk ka kompani të specializuara dhe me eksperiencë në termocentrale me gaz.

Kompania e cila do të dëshirojë të rivërë në punë TEC-in duke e marrë me koncesion për një periudhë 20 vjeçare duhet që me paratë e saj të investojë për riparimin e defekteve, transformimin teknologjik të TEC-it nga naftë në gaz dhe ndërtimin e tubacionit që e lidh TEC-in e Vlorës me pikën e daljes së gazsjellësit TAP në Fier. Në dokumentet e tenderit, shteti ka zgjedhur si opsion të preferuar mosgarantimin e blerjes së energjisë elektrike të prodhuar nga ky TEC për të mos ngarkuar Buxhetin e Shtetit me kosto. Nëse procedura do të rezultojë e suksesshme, kompania që do të operojë TEC-in pasi të kryejë investimet e lart përmendura do tia dorëzojë shtetit veprën në vitin e 20-të të koncesionit.

Njoftimi i garës ndërkombëtare është bërë përmes shpalljes publike në Agjencinë e Prokurimit Publik ashtu sikurse publikimit në median e huaj “The Economist”. Shpallja parashikon dy muaj kohë në dispozicion për çdo kompani të interesuar që të përgatisë ofertën dhe ta dorëzojë brenda datës 28 Shkurt. Sitevisit në datë 15 Janar parashikon njohjen e kompanive të interesuara me objektin e koncesionit për tu dhënë mundësi atyre të aksesojnë të dhënat më të​ detajuara.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img