Tirana
clear sky
22.5 ° C
22.5 °
22.5 °
78 %
0kmh
0 %
Mër
41 °
Enj
41 °
Pre
39 °
Sht
40 °
Die
32 °
E martë, 27 Korrik, 2021

Përjashtimi i tre mjeshtrave nga RTSH, Kaçinari i pari që flet: Shkurtimi i vendeve të punës na kapi edhe ne

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

7712189769fd1e85293af7b575b45a44

Ditën e djeshme një lajm u përhap me shpejtësi nga kreu i Departamentit të Kulturës në PD Arben Skënderi lidhur me miratimin e Strukturës së re të RTSH.

Kreu i Departamentit të Kulturës në PD, Arben Skënderi shkruajti në një postim në faqen e tij në Facebook se kompozitorët e mëdhenj Shpëtim Saraçi, Edmond Zhulali dhe Alfred Kaçinari janë shkarkuar nga detyra. Saraçi dhe Zhulali nuk kanë pranuar të prononcohen por Alfred Kaçinari flet i pari dhe thotë se shkurtimi i vendeve të punës i kapi dhe ata.

“Kishim dëgjuar zëra, dhe kërkuam vetë të shkojmë në zyrën e drejtorit. Aty na u komunikua më tej, që shkurtimi i vendeve të punës në RTSH, na kapi edhe ne. Ne përjashtoheshim, për shkak të rikonstrukturimit të TVSH. Nuk kishim marrë asnjë paralajmërim më parë. Ndërsa sot në mëngjes, ajo që na u komunikua me siguri, ishte fakti që nuk do të gjendet asnjë hapësirë tjetër në Radio Televizionin Shqiptar, për ne të tre”, ka thënë Kaçinari për BORDO.

Kaçinari, Saraçi dhe Zhulali ishin pjesa më e rëndësishme e stafit të Festivalit të Fundvitit, ndërsa ende nuk dihen emrat drejtues të Radio Televizionit Publik Shqiptar, që do zëvendësojnë kompozitorët e nderuar të muzikës shqiptare. Nga ana tjetër drejtori i RTSH Thoma Gëllçi ka mohuar shkarkimin e mjeshtrave. Sipas drejtorit nuk bëhet fjalë për shkarkim të tyre por për ndryshim të strukturave.

Më shumë

spot_img
spot_img