Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

Përjashtimi i Sali Berishës, deputetja Flutura Açka: Vendimi i Lulzim Bashës na kapi në befasi, e mbajti përgjegjësinë i vetëm

Shkruar nga Newsbomb
Përjashtimi i Sali Berishës, deputetja Flutura Açka: Vendimi i

Deputetja e PD Flutura Açka, thotë se vendimi i kryetarit Lulzim Basha për përjashtimin e Sali Berishës i ka kapur në befasi. Sipas saj, Lulzim Basha e mori i vetëm përgjegjësinë për të mos "infektuar" deputetët para elektoratit blu.

“Një akt që na kapi në befasi të gjithëve. Ka qenë një vendim shumë delikat, që përpiqem ta kuptoj pse e mbajti i vetëm. Duhej ta mbante I vetëm pasi ne të tjerët do të infektoheshim dhe do ndikonim tek demokratët e thjeshtë

Është si të qëllohet një xham të madh kristali me gurë dhe guri mbetet në xham dhe xhami është gati të kriset. Sot na duhet që këtë gurë që na ka rënë të mos na e shembë ngrehinën. Duhet PD të qëndrojë aty sepse kemi betejë shumë të madhe përpara”, ka thënë Açka për Euronews.

Për Brishën thotë se nuk e di rrugën që ai do të ndjekë, sepse duke iu referuar deklaratave publike të tij, ai e ka qartësuar "aksionin" që do ndërmarrë.

"Nuk e di çfarë rruge do të ndjekë zoti Berisha sepse ai i ka thënë publike gjërat e tij. Ajo që unë di të them është që nëse do të vijë fjala për komisionin të cilin drejtoj unë  çdo gjë do të jetë transparente, deri në fund, në respekt të çdo demokrati, në respekt të çdo simpatizanti dhe në respekt të procesit."

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll