Tirana
clear sky
16.5 ° C
16.5 °
16.5 °
82 %
0.5kmh
0 %
Mar
28 °
Mër
28 °
Enj
25 °
Pre
25 °
Sht
22 °
E martë, 28 Shtator, 2021
spot_img

Përjashtimi i Nokës nga Kuvendi, kërcënon Paloka: Askush nuk na e mbyll gojën, do të marrim masa të rënda

spot_img

Lajme të ngjashëm

Byroja e Kuvendit vendosi me 5 vota pro të mazhorancës për të përjashtuar 10 ditë nga Kuvendi deputein e PD-së, Flamur Nokën.

 

Pas mbarimit të mbledhjes së Byrosë, dha një prononcim për mediat, nënkryetari i Kuvendit, Edi Paloka, i cili përjashtimin e deputetit Noka e cilësoi si akt skanadaloz të skenuar nga kryeministri. Po ashtu, Paloka theksoi se askush nuk ia mbyll gojën opozitës dhe se ata do të marrin masa.

“Largimi i z. Noka është një akt skandaloz nga kryeministri. E ka pranuar edhe para jush që flet si rrugaç nga karrigia. Por Byroja nuk e dinte. Nuk e dënoi, por dënoi deputetin e PD-së. Gramoz Ruçi nuk po bën gjë tjetër por zbaton urdhrat e Edi Ramës. Ky është rasti i tretë. Në mënyrë cinike na u tha keni të drejtë të bëni një peticion mosbesimi ndaj kryetarit”, u shpreh Paloka.

Më tej deputeti i opozitës theksoi se askush nuk ia mbyll gojën opozitës. “Në një parlament ku votohet për shkeljen e ligjit ne do të marrim masat tona. T’a harrojnë se do i mbyllin gojën opozitës ne do të marrim masat tona. Nëse vazhdohet kështu masat do të jenë të rënda”, përfundoi Paloka.

Më shumë

spot_img