Kandidatja për kreun e Partisë Demokratike, Edith Harxhi, ka reaguar pas skualifikimit nga gara të Ibsen Elezit nga Kryesia e PD-së.
Me anë të një postimi në rrjetet sociale, ajo thotë se përjashtimi i elezit nga gara është nëj akt i rëndë për nëj parti të djathtë, pasi ai është nëj nga zërat opozitarë më të paepur në Shqipëri.
Harxhi shprehet se pavarësisht pengesave nga kryetari aktual, beteja për reformism do të vazhdohet si grup.
“Përjashtimi nga gara i kandidatëve për Kryetar Partie është akt i rëndë për një Parti të djathtë për të cilën Kryetari i saj aktual ka premtuar disa herë sistem përballje (primaresh), por edhe në këtë rast si në raste të tjera ishte besëprerë. Në veçanti përjashtimi nga gara i Ibsen Elezit njërit prej kandidatëve të Grupit për PD-në, si një nga zërat opozitarë më të paepur në Shqipëri, ish Kryetar i Partisë Demokratike të Kuksit dhe ish-Kryetar i Qarkut të Kuksit, ish-anëtar i Këshillit Kombëtar, është i pajustifikueshëm dhe i rëndë. Z. Elezi prej disa vitesh kërkon reformimin e thellë të Partisë nga marrja peng e saj nga një njeri i vetëm. Ne do ta vazhdojmë së bashku si grup këtë betejë për reformim pavarësisht pengesave të qëllimshme nga Kryetari aktual”, shkruan Edith Harxhi.
Kujtojmë se Ibsen Elezi dhe Edith Harxhi ishin dy kandidaturat e grupimit “Për PD-në”, por vetëm Harxhi ia doli të merrte mbështetjen e Kryesisë së PD. Në garë përballë saj do të ejnë edhe Lulzim Basha, Agron Shehaj dhe Fatbardh Kadilli.
Përjashtimi i Ibsen Elezit nga gara, reagon Edith Harxhi: Akt i rëndë për një parti të djathtë, këtë betejë do ta vazhdojmë si grup, pavarësisht pengesave të kryetarit aktual
