Tirana
broken clouds
18.5 ° C
18.5 °
18.5 °
100 %
1kmh
75 %
Die
28 °
Hën
27 °
Mar
26 °
Mër
25 °
Enj
24 °
E diel, 19 Shtator, 2021
spot_img

Përjashtimi i Gjetan Gjetanit nga PS, ISP: Pafuqia e deputetëve për mendimin ndryshe

spot_img

Lajme të ngjashëm

989e60853f12fdc5ad9d513b7367e33b

Në muajin shtator të vitit 2018, kryemimistri Edi Rama përjashtoi nga grupi parlamentar i PS, deputetin Gjetan Gjetani. Shkak për këtë u bënë deklaratat e Gjetanit, i cili e konsideronte policinë e Lezhës si të paaftë.

Ndërkohë, Instituti i Studimeve Politike në një raport analizon rastin “Gjetani”. Sipas ISP ky rast nxorri në pah pafuqinë e deputetëve për mendim ndryshe.

Pjesë nga raporti i ISP:

Përjashtimi i deputetit Gjetani dhe pafuqia e mendimit ndryshe

Në shtator kryeministri dhe kryetari i PS-së Edi Rama përmes një fjalimi publik lajmëroi përjashtimin nga grupi parlamentar i deputetit të PS Gjetan Gjetani. Zoti Gjetani përmes një statusi personal në FB kishte deklaruar se “policia është hallkë shtetërore shumë e paaftë. Kjo tregon, se në Kurbin, kanë sjellë oficerë dhe drejtues policie të paaftë të korruptuar dhe ordinerë. Si deputet i kësaj zone, kam pas ankesa të shumtë nga qytetarët të cilat do ti bëj publike në Parlament. Brenda muajit shtator do kërkoj interpelance me ministrin e Brendshëm, dhe në qoftë se nuk do të marrë masa për pastrimin e Komisariatit të policisë Kurbin, unë i pari do ngrihem në proteste, duke kërkuar mbështetjen e gjithë qytetarëve të Kurbinit pa marrë parasysh ngjyrat politike”. Për përjashtimin nuk pati as mbledhje të rregullt dhe as kohë e mundësi për sqarime nga ana e deputetit. Ai deklaroi se do të vijojë të jetë socialist pavarësisht vendimit të kryetarit të partisë.

Më shumë se fati personal i një deputeti dhe raporti i tij me kryetarin e partisë, rasti “Gjetani” nxori në pah pafuqinë e deputetëve për mendim ndryshe edhe kur mendimet e tyre përfaqësojnë shumicën e votuesve të tyre. Mendimi kritik konsiderohet mendim alternativ politik dhe i barasvlershëm me divorcin politik me partinë politike.

Në këto rrethana deputetët e kanë gati të pamundur të jenë aktiv në mbrojtjen e interesave të elektoratit dhe të shprehen në publik për çështje, të cilat mund të lexohen si kundërshti politike nga drejtuesit politikë. Humbja e hapësirës së deputetëve për të adresuar edhe kritika në emër të legjitimitetit dhe sovranitetit qytetar që ata, sipas Kushtetutës përfaqësojnë, përbën një zhvillim negativ dhe kufizim të ndjeshëm për ushtrimin e funksioneve kushtetuese e politike të Kuvendit si “tempull i demokracisë“ dhe institucion kontrollues i pushtetit ekzekutiv.

Lexo edhe:

Nuk ka lajme të lidhura për këtë lajm

Më shumë

spot_img